Islami: Presidenti Thaçi e do një LDK të dobët

Politika

Islami: Presidenti Thaçi e do një LDK të dobët

Nga: E.B Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:38
Hashim Thaci dhe Isa Mustafa

Rreth ngjarjeve të fundit që janë duke ndodhur në Kosovë, dhe për lajmin që u dha që PDK-ja do të bëhet pjesë e qeverisë Hoti ka folur, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami.

Islami për “Bota Sot” ka thënë se presidenti Thaçi është duke e luajtur lojën e tij sepse e do një LDK më të dobët për zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu, ka shtuar se shërbimet e huaja dhe presidenti i’a kanë arritur qëllimit që ta zvogëlojnë pozicionin e LDK-së dhe tani po pretedojnë të hyjnë në qeverinë Hoti.

“I gjithë pshtjellimi politik në Kosvovë pra, rënia e qeverisë Kuri ka të bëjë me atë që presidenti I vendit Hashim Thaçi është duke e luajtur lojën e tij që me çdo kusht e do një LDK të dobët e cila në zgjedhjet e reja do të dal partia e tretë. Mendoj që e gjithë kjo prapaskenë politike nga qeveria e shpresës që qytetarët e kanë votuar pra VV dhe LDK, tash po shihet qartë që shërbimet e huaja dhe shërbimi I PDK-së ka arritur qëllimin e vet në mënyrë që ta zvogëlojë pozicionin politik të LDK-së dhe të vazhdojë traditën e vet të vjetër që pretendojnë të hyjnë në qeverinë Hoti”, ka thënë Islami.

Image
Gazmend Islami

Tutje, ka shtuar se duhet që vendi të shkojë në zgjedhje dhe sovrani të vendos kush do të qeverisë, duke vazhduar se çdo tentativë për të udhëhequr qeverinë në këtë mënyrë do t’i bëjë dëme Kosovës.

“Unë shpresoj që zërat e arsyeshëm të LDK-së të këndellën, t’i kthehen sovranit të popullit dhe të bëhen zgjedhjet e reja që vetëm sovrani të vendos kush duhet të qeverisë me vendin. Përndryshe çdo tentativë për të udhëhequr në këtë menyrë me qverinë e Republikës së Kosovës, duke përjashtuar subjektin fitues, do t’i bëjë dëmë jo vetëm Kosovës, por do t’I bëjë dëmë edhe rajonit dhe për këtë arsye do të sabotohen edhe integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Asnjë qeveri normale në botë nuk e pranon kësi qeverisje e cila është qeverise e diktatit dhe një qeverise e minoritarëve serb dhe jo serb, pra që shumica apsolute shqiptare është në opozitë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat