Në Kosovë, skeptikë nëse Gjermania do t’i liberalizojë vizat për qytetarët - Bota Sot
Në Kosovë, skeptikë nëse Gjermania do t’i liberalizojë vizat për qytetarët

Politika

Në Kosovë, skeptikë nëse Gjermania do t’i liberalizojë vizat për qytetarët

Erjona Retkoceri Nga Erjona Retkoceri Më 4 korrik 2020 Në ora: 16:31
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Gjermania ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Qytetarët e Kosovës po shpresojnë që shteti Gjerman mund të ndikojë pozitivisht në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, Gjermania do të jetë kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian. Për Kosovën, ky po shihet si moment kthese sa i përket liberalizimit të vizave.

Komisioni dhe Parlamenti Evropian, kanë dhënë dritën e gjelbër sa i përket liberalizimit të vizave, tani i ka mbetur Këshillit te votoj propozimin, me shumicë të kualifikuar 55% të vendeve të BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë.

Pacolli: Nuk do të ketë liberalizim të vizave

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nuk mund dhe nuk do të ketë liberalizim të vizave përderisa udhëheqin personat e njëjtë që kanë qeverisur që nga shpallja e pavarësisë.

Image
Fitore Pacolli

‘’Rrëzimi i qeverisë Kurti që ishte qeveri e mirë e përkushtuar në reforma të thella e reale dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dërguar mesazh tek BE, kjo klasë politike është e interesuar vetëm ne avancimin e interesave private e klienteliste dhe jo për luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar’’, theksoi Pacolli.

Beqaj: Çështja e liberalizimit të vizave duhet të përfundoj gjatë presidencës së Gjermanisë

Image
Behlul Beqaj

Analisti politik, Behlul Beqaj, për “Bota Sot” ka thënë se çështja e vizave dhe fillimit te njohjeve të pesë shteteve të BE që nuk na kanë njohur duhet të përfundoj gjatë presidencës së Gjermanisë në BE. Përndryshe, nuk do të ketë kuptim procesi i integrimit evropian.

“Nëse kjo nuk bëhet gjatë kohës së presidencës së Gjermanisë duhet të i kthehemi vetes dhe zgjidhjeve që duhet të bëjmë në regjion, ngase nëse kjo nuk bëhet gjatë kryesimit te Gjermanisë gjasat janë shumë më të vogla që të bëjë dikush tjetër!”, thekson Beqaj.

“Politikanët vazhdimisht kanë adresuar përgjegjësin tek zyrtarët evropian sa i përket përmbushjes së detyrimeve teknike, në këtë kuptim kanë të drejtë, por problem është se ne përmbajtësisht nuk i kemi eliminuar dukuritë e korrupsionit dhe krimit të organizuar që po përdoret si argument nga zyrtarët ndërkombëtar si arsye substanciale për mos dhënien liberalizimit te vizave”, është shprehur Beqaj.

Burjani: Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave

Image
Blerim Burjani

Analisti politik, Blerim Burjani për “Bota sot” ka treguar se Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Gjermania dhe politika e saj e jashtme kaherë e ka bërë të ditur se duhet të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Ka optmizem të theksuar edhe në Gjermani dhe politikën e saj se Kosova do të fitoj liberalizimin e vizave të shumë pritur, mendoj se kjo do të ndodhë deri në fund vitit”, tha ai.

Kelmendi: Kësaj radhe nuk do të shtyhet çështja e liberalizimit të vizave

Image
Jeton Kelmendi

Ndërsa analisti Jeton Kelmendi, thotë se kësaj radhe nuk do të shtyhet çështja e liberalizimit të vizave, për faktin se qeveria e SHBA-së ka bërë presion të vazhdueshëm, dhe presion serioz tek vendet e Bashkimit Evropian, me theks të veçantë tek Gjermania dhe Franca.

“Kosova kishte përmbushur obligimet e parapara të Komisionit Evropian, mirëpo për shkaqe të tmerrshme gjithësisht për rritjen e partive popullsitë në BE, konkretisht në Francë dhe Holandë, Kosova mbeti pa e marrë liberalizimin e vizave, për kësaj radhe nuk dukës se do të ndodhë për fat të mire është në kryesim me këshillin evropian në Gjermani, unë pres që në vjeshtë do të bëhet liberalizimi i vizave, në samitin e radhës në Bruksel do të diskutohet dhe vendoset data e caktuar për liberalizim”, potencon ai.

“Në Kosovë u bë një tranzicion i institucioneve Lëvizja Vetëvendosje ishte në pushtet, por u tërhoq pa dhunë, unë mendoj se kjo është një poenë e madhe që ka marr Kosova sepse mund ta transferoj pushtetin në parti të tjera”, tha Kelmendi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat