Vela: Qeveritarët vizitë spitaleve vetëm për marketing - Bota Sot
Vela: Qeveritarët vizitë spitaleve vetëm për marketing

Politika

Vela: Qeveritarët vizitë spitaleve vetëm për marketing

Nga: E.B Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:53
Blerim Vela

Analisti politik, Blerim Vela, në një postim në rrjete sociale ka shkruar se mjekët janë të rrezikuar nga infektimi me virusin  korona.

Vela ka akuzuar qeverinë se nëse nuk fillon të zbatoj masat mbrojtëse dhe kufizuese, mjekët mund të kenë konflikte edhe me familjarë të personave të infektuar, shkruan  “Bota Sot”.

Gjithashtu, analisti ka vazhduar duke shkruar se qeveritarët vizitojnë spitalet vetëm për marketing politik.

Postimi i plotë:

Nese qeveria nuk fillon zbatimin e masave mbrojtese dhe kufizuese, vendimi se kush trajtohet e rrjedhimisht ka gjasa te shpetoj ose vdes ja bartin mjekeve ne vijen e pare te ballafaqimit me SARS CoV-2. Stafi mjekesor per shkak te mungeses se kapaciteteve dhe paisjeve do te duhet te marrin vendime te tilla, vendime qe do ti vendosin drejtperdrejte ne konflikt me familjaret e personave te prekur me virusin.

Kjo fshehje e qeveritareve eshte e padrejte qe heronjet tane mjekesor te ngarkohen me barre te tille, perderisa ata hezitojne te marrin masa e gjejne kohe te realizojne vizita neper spitale qe i sherbejne vetem marketingut vetanak politik. Paaftesine dhe papergjegjshmerine e kesaj qeverie do ta paguajne shume prej nesh me shendetin dhe jeten tone...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat