PDK në Qeveri, Shahu: Mirë nëse përkrah programin, por keq nëse devijon kjo qeveri nga programi i saj dhe bëhet marionetë e PDK

Politika

PDK në Qeveri, Shahu: Mirë nëse përkrah programin, por keq nëse devijon kjo qeveri nga programi i saj dhe bëhet marionetë e PDK

Nga: A.SH Më: 4 korrik 2020 Në ora: 21:23
Qeveria e Kosovës

Situata politike në vend nuk është e mirë. Sidomos pas aktakuzave nga Specialja për Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Është folur se PDK do të futet në qeveri, mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar vetë kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti.

Në lidhje me këtë analisti poltik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar se, nëse shtohet përkrahja për qeverinë aktuale dhe programin e saj nuk është gjë e keqe.

“Nuk e di se çfarë mund të ndodhë por se shtohet përkrahja për qeverinë aktuale dhe programin e saj nuk është gjë e keqe. Gjë e keqe do të ishte nëse devijon kjo qeveri nga programi i saj dhe bëhet marioneta e PDK apo e kujtdo tjetër”, thotë ai.

Ai më tej ka shtuar se, në këto situata faktori politik do të ishte mirë të unifikohen në vend, por jo ndaj Amerikës dhe Evropës.

“Në momentet turbulluese shkaktuar nga njoftimi për padi nga Gjykata Speciale ndaj krerëve të lartë do të ishte mirë që të unifikohen faktori politik në Kosovë por jo për t'iu kundërvu Amerikës e tij Europës sepse goditet keq Kosova”, përfundon Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat