Mustafa konfirmoi se PDK-ja mund të futet në qeveri, por a mund të realizohet kjo? - Bota Sot
Mustafa konfirmoi se PDK-ja mund të futet në qeveri, por a mund të realizohet kjo?

Politika

Mustafa konfirmoi se PDK-ja mund të futet në qeveri, por a mund të realizohet kjo?

M.H Nga M.H Më 4 korrik 2020 Në ora: 22:32
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Isa Mustafa më herët konfirmoi se PDK-ja mund të futet në qeveri, Mustafa u shpreh që në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak, por për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që qeverisja e Kosovës ka marrë një drejtim të padefinuar dhe se qeveria e re nuk forcën e duhur për ta shtyer proceset përpara.

“Çështja e qeverisjes në Kosovë ka marrë drejtim të padefinuar qartë që nga zgjedhjet e 6 tetorit. Së pari ishin negociatat maratonike të paprecedent të partnerëve të mëvonshëm të koalicionit gjë që e kishin bërë edhe para zgjedhjeve dhe në fund marrëveshja doli të jetë e pavlerë, pasi që qeveria ra për me pak se dy muaj. Tani kemi qeverinë e re, e cila edhe pse e ka vullnetin, nuk duket që e ka edhe forcën e numrave për t'i shtyer proceset përpara. Në këtë kontekst, besoj që një konsensus i gjerë politik kishte me qenë me interes shtetëror dhe kombëtarë”, u shpreh Duhanaj.

Më tej Duhanaj thotë që nëse është për të mirë të vendit atëhere mund të hyjë në qeverisje PDK mirëpo sa do të realizohet kjo gjë mbetët të shihet pasi ngritja e aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit mund të vështirsojn këtë gjë.

Image
Leon Duhanaj

“Tani, duke qenë se çështja e numrave është e nevojshme edhe në jetën e përditshme parlamentare, besoj që kishte me i ndihmuar procesit përfshirja e PDK-së në koalicionin qeverisës. Një konstalacion i tillë kishte me siguruar stabilitet politiko-social në Kosovë. Por, sa do të jetë e arritshme realisht mbetet të shihet, posaqërisht pas ngritjes së aktakuzave ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së z. Veseli. Të shpresojmë që gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur, me shpresen që rë gjithë akterët do ta kenë si prioritet të parë interesin shtetërorë dhe kombëtarë”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat