Shtimi i rasteve me koronavirus, vjen thirrja e fundit për Avdullah Hotin dhe Armend Zemajn: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Politika

Shtimi i rasteve me koronavirus, vjen thirrja e fundit për Avdullah Hotin dhe Armend Zemajn: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:54
Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj

Sa ishte Qeveria Kurti në shërbim politikat tjera kishin opsion edhe gjendjen e jashtëzakonshme, mirëpo ajo nuk e ka pranuar si opsion përderisa nuk kishte raste të shumta dhe sipas tyre nuk kishte koha.

E tani, situata me pandeminën po merr teposhtzën në vendin tonë dhe fatkeqësisht edhe me të vdekur .

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një deklaratë të tij ka thënë se aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin, përderisa Qeveria ka kthyer masat e kufizimit për disa qytete dhe kryesisht gastronominë.

Mirëpo analisti politik Faton Mehmeti, si opsion e ka parë edhe gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai në një pronocim për “Bota sot”, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet që vendi të mos kapitullojë.

“Besoj se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme , ndryshe do të kapitullojmë. Nëse nuk bëhet tani, dikur mund të bëhet vonë. Natyrisht, gjendja e jashtëzakonshme do të nënkuptonte parandalimin e COVID-19, dhe jot ë vihet në shërbimtë politikave dhe qëllimeve të dikujt”, thotë Mehmeti.

Sipas tij qeveria duhet të reagoi shpejt para se COVID-19 ta gjunjëzoi vendin.

“S’di çfarë duhet të ndodh që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Është rasti i vetëm që qeveria të vë nën kontroll situatën, e cila shpejt do ta gjunjëzoj vendin. Në këtë sens qeveria duhet të reagoi shpejt, para se të jetë shumë vonë”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat