Ky është vendimi më i mirë i Gjykatës Kushtuese që ka marr ndonjëherë

Politika

Ky është vendimi më i mirë i Gjykatës Kushtuese që ka marr ndonjëherë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 6 korrik 2020 Në ora: 08:19
Gjykata Kushtuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ditë më parë shpalli të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Në arsyetim thuhet se ky ligj nuk është në përputhshmëri me disa nene të Kushtetutës,

Njohës të çështjeve të drejtësisë vlerësojnë se vendimi i Kushtetueses për shpalljen e pavlefshme të këtij ligji, ishte i pritshëm.

Kjo, pasi sipas tyre ligji kishte shkelje procedurale dhe se do të duhej të merrej një vendim i tillë pasi ishte më i drejti dhe i duhuri njëkohësisht.

Gashi: Shpallja e pavlefshme e ligjit për paga në sektorin publik i pritshëm

Image
Tomë Gashi

Në lidhje më këtë temë avokati Tomë Gashi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky vendim ishte njëri ndër vendimet më të mira të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej, Gashi thotë që shpallja e pavlefshme e ligjit për paga në sektorin publik ishte i pritshëm dhe në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoi se ky vendim është një prej vendimeve shumë të mira që e ka sjellë Gjykata Kushtetuese në gjithë ekzistencën e kësaj Gjykate. Shpallja e pavlefshme e ligjit për paga në sektorin publik, ky ligj ka qenë i pritshëm dhe tani qeveria duhet të propozoj një ligj të ri. Në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

Miftaraj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i pritshëm

Image
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë që ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i pritshëm pasi nëse do të miratohej atëherë do të ishte cenuar e rëndë sigurinë juridike.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i pritshëm duke marr për bazë faktin se Ligji për Pagat ka pasur karakter diskriminues ndaj një numri të madh të kategorive të shërbyesve civil, ka cenuar rëndë sigurinë juridike për numër të madh të shërbyesve civil, si dhe i njejti ka dal jashtë frymës së parimeve dhe standardeve të përcaktuara me Kushtetutë. Në anën tjetër, është jo serioze dhe shumë jo profesionale se si e njëjta gjykatë, për të çështje pothuajse të njejta vendos ndryshe”, u shpreh Miftaraj.

Më tej, Miftaraj përmend edhe vendimin e Kushtetueses në lidhje me miratimin në vitin 2018 për ngritjen e pagave të zyrtarëve të lartë në qeverisjen Haradinaj.

Sipas Miftaraj, kjo qasje e Gjykatës Kushtetuese dëshmon se e njëjta nuk ka koherencë, dhe të njëjtën çështje e interpreton në mënyrë të ndryshme varësisht prej interesave politike apo edhe vet interesave personale të gjykatësve të kësaj gjykate.

“Përderisa, në aktgjykim, Gjykata Kushtetuese mbron ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë institucionale të institucioneve të drejtësisë që padyshim se është në pajtim me frymën kushtetuese dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar kushtetutën dhe për tu siguruar se ligjet janë në përputhshmëri dhe pajtim me Kushtetutën. Përderisa e njëjta Gjykatë Kushtetuese në vitin 2018, e kishte konsideruar si kushtetues Vendimin e Qeverisë Haradinaj për ngritjen e pagave të zyrtarëve të lartë publik në Qeveri, ku ishin përfshirë edhe pagat e gjykatësve dhe prokurorëve, dhe vet gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qasje e Gjykatës Kushtetuese dëshmon se e njëjta nuk ka koherencë, dhe të njëjtën çështje e interpreton në mënyrë të ndryshme varësisht prej interesave politike apo edhe vet interesave personale të gjykatësve të kësaj gjykate, të cilët me vendimin e qeverisë Haradinaj, pagat e tyre ishin ngritur ndërsa me Ligjin për Paga, pagat e tyre janë zvogëluar”, u shpreh Miftaraj.

Burjani: Gjykata Kushtetuese mori vendim të drejtë

Image
Blerim Burjani

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky vendim ka qenë i pritshëm mirëpo që sa më parë duhet të privatizohen ndërmarrjet publike me përjashtim të hekurudhës dhe kompanitë e ujërave, ashtu si kanë bërë të gjitha shtete perëndimore.

“Po ishte i pritshëm, për shkaqe të qarta që e parasheh kushtetuta, Kosova është me ekonomi tregu që është bazë për ekonomin. Përderisa në Kosovë është instalu mendësia politike dhe e këtyre partive që shteti të merret me rritjen e pagave të shërbyesve publik dhe politik duke shkaktuar pa barazi me sektorin privat që është baze për të hyrat në këtë sistem, kjo është me kundërshtim të plotë me ekonominë e tregut, tregu apo oferta dhe kërkesa determinon në rritjen e pagave dhe uljes se pagave jo me qefe dhe teke politike. Kosova duhet patjetër dhe sa me parë të privatizoj të gjitha ndërmarrjet publike me përjashtim të hekurudhës dhe kompanitë e ujërave, ashtu si kanë bërë të gjitha shtete perëndimore”, u shpreh Burjani.

Më tej Burjani, thotë që Kosovë ka 6 universitete publike që mbahen me parat dhe buxhetin e taksa paguesve dhe se kërkesat e BE-së janë injoruar tërësisht për ekonomi tregu e jo ekonomi publike të plaçkës publike të aseteve publike.

“Kosova duhet të i kthehet ekonomisë së tregut, në Kosovë ka 6 universitete publike që mbahen me parat dhe buxhetin e taksa paguesve që kanë dështuar plotësisht me vizionin që kanë e që duhet të jenë plotësisht në harmoni me tregun e punës e jo me interesat politike. Kërkesat e BE-së janë injoruar tërësisht për ekonomi tregu e jo ekonomi publike të plaçkës publike të aseteve publike”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat