Zbulohet se nga kush gjeti mbështetje Thaçi dhe Vuçiq për shkëmbim të territorëve - Bota Sot
Zbulohet se nga kush gjeti mbështetje Thaçi dhe Vuçiq për shkëmbim të territorëve

Politika

Zbulohet se nga kush gjeti mbështetje Thaçi dhe Vuçiq për shkëmbim të territorëve

M.H Nga M.H Më 6 korrik 2020 Në ora: 14:32
Ilustrim "Bota sot"

Ish-sekretari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve ka ardhur nga vetë liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Në mes të debatit, pas deklaratave të Michael Grenell, i dërguari special i Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, se ideja e shkëmbimit të kufijve ishte e Bolton dhe jo e Presidentit Trump, vetë ish-sekretari thotë se ky opsion është artikuluar nga Prishtina e Beogradi, dy vjet më parë dhe ka hasur në refuzimin e shumë vendeve të Europës.

Në lidhje me këtë temë analisti politik Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” u shpreh që kji ide padyshim që ishte nga Kosova dhe Serbia konretisht nga Thaçi dhe Vuçiq e mbështetur nga Rama dhe Haxhiu, transmeton “Bota sot”

“Padyshim se ideja per ndarje ka ardhur nga Kosova dhe Serbia, dhe këtë tashmë e dijnë të gjithë. Konfirimi i këtij fakti nga z.Bolton vetëm sa e përligj edhe më shumë një fakt tashmë të njohur. Konkretisht kjo është ide e Thaçit dhe Vuçiqit, mbështetur nga Edi Rama dhe Baton Haxhiu. Natyrisht se SHBA nuk ka targetin për të kundërshtuar dicka për të cilën bien dakord të dyja palët, kjo është krejtësisht e kuptueshme”, u shpreh Mehmeti.

Tutje Mehmeti thotë që Gjykata Speciale e frenoi ndarjen e Kosovës pasi sipas tij në Uashington do të ishte zyrtarisht Kosova e ndarë.

Image
Faton Mehmeti

“Prandaj edhe në SHBA, konkretisht në Shtëpinë e Bardhë ka pasur për të ndodhur ndarja e Kosovës, sipas parimit të dakordëisë të të dyja palëve. Frenimin kësaj ia bëri Gjykata Speciale, ndryshe tashmë Kosova do të ishte zyrtarisht e ndarë. Kjoë shtë fatkeqësi për kosovën që njerëz nga Kosova të flaisn për ndarje, kur dihet s agjak ëhstë dhënë për Kosovën, për tokën e saj”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat