AAK sërish kundër vetes, Hoti ia shkarkon Komisionin për shënjimin e kufirit që e emëroi Haradinaj - Bota Sot
AAK sërish kundër vetes, Hoti ia shkarkon Komisionin për shënjimin e kufirit që e emëroi Haradinaj

Politika

AAK sërish kundër vetes, Hoti ia shkarkon Komisionin për shënjimin e kufirit që e emëroi Haradinaj

Nga: G.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 21:08
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Tre vjet më parë, me 22 shtatorit 2017, kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj, emëroi Komisionin për shënjimin e kufirit dhe më pas e plotësoi atë në maj të vitit 2019.

Por këto vendime të tij, i shfuqizoi kryeministri Avdullah Hoti me 1 korrik, duke mos dhënë shumë detaje, por duke thënë se emërimi i anëtarëve të rinj të komisionit do të bëhet shumë shpejt.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit është udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, me theks të veçantë është marrë me procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pas marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend

E Bulliqi si kryesues i Komisionit, e ka kritikuar shkarkimin, duke thënë se kështu kryeministri ka eliminuar mundësinë për korrigjimin eventuale të vijës kufitare me Malin e Zi dhe përjashtimin e gjithë kundërshtarëve të "demarkacionit" me Malin e Zi, por që qeveria nuk mund t’i shfuqizojë të gjetura nga Raporti i Komisionit i datës 01.12.2017 i cili i ka demaskuar shkeljet e rënda që janë bërë në lidhjen dhe ratifikimin e marrëveshjes për kufirin Kosovë-Mali i Zi.

“Zhveshja e një mashtrim të madh!. Më datë 01. 07. 2020 Qeveria KOTI, paska vendosur për shfuqizimin e vendimit për emërimin e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke eliminuar mundësinë për korrigjimin eventuale të vijës kufitare me Malin e Zi dhe përjashtimin e gjithë kundërshtarëve të "demarkacionit" me Malin e Zi.
Fatmirësisht qeveria nuk do të mundet asnjëherë t'i shfuqizoj të gjetura nga Raporti i Komisionit i datës 01.12.2017 i cili i ka demaskuar shkeljet e rënda që janë bërë në lidhjen dhe ratifikimin e marrëveshjes për kufirin Kosovë-Mali i Zi”, shkroi Bulliqi në Facebook.

E këtë vendim që e shfuqizoi Hoti, e kishte marrë Haradinaj si kryeministër, që partia e tij tani është në koalicionin qeverisës me LDK-në, Nismën dhe Listën Serbe.

Nga AAK nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me shfuqizimin e vendimit, që duket sikur janë pajtuar me këtë, duke qenë dhe pjesë e Qeverisë.

Me këtë AAK bie sërish në kundërshtim me veten dhe vendimet e marra.

Kujtojmë që ishte po ashtu Ramush Haradinaj ai që vendosi taksën ndaj Serbisë, ndërsa më pas hyri në koalicion për të qeverisur bashkë me LDK-në, e cila deklaroi dhe më pas hoqi taksën dhe masat e reciprocitetit ndaj Serbisë./BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat