z.Hoti largoje Armend Zemajn, pse mos të jetë ministër i shëndetësisë Lul Raka apo Valbon Krasniqi?

Politika

z.Hoti largoje Armend Zemajn, pse mos të jetë ministër i shëndetësisë Lul Raka apo Valbon Krasniqi?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 korrik 2020 Në ora: 21:25
Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj

12 vdekje brenda 24 orëve të së shtunës, arritën kulmin e rasteve të vdekjeve me Covid 19. Të shumtë ishin ata që kërkuan dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj, në mesin e tyre edhe unë. Tani, përmes këtij shkrimi do shpalos një sër arsyesh përse z. Zemaj duhet të jepte dorëheqje, dhe nëse këtë nuk e bën të shkarkohet nga kryeministri.

Fillimisht duhet thënë se të dymbëdhjetë personat e vdekur, edhe mund të mos kenë vdekur nga mungesa e kujdesit në spital, megjithatë, akti moral nuk do e lejonte një ministër të qëndronte më gjatë në karrigen. Mund të thuhet se kanë vdekur edhe në vendet tjera më shumë dhe nuk ka dhënë dorëheqje Ministri i Shëndetësisë, ashtu sikur edhe ka ndodhur që kanë dhënë, por në rasti e Kosovës gjërat qëndrojnë kështu: Armend Zemaj s’ka fare haberin me shëndetësi.

E di që ka shumë ministra në botë që nuk janë mjek, megjithatë edhe këtu gjërat qëndrojnë ndryshe. Në Kosovë gjendja është shumë më kaotike, se kudo në rajon. Prandaj, duhet një ministër që e njeh në gishta si thonë gjendjen në shëndetësi, për të ditur më mirë që t’i qaset gjendjes aktuale. Të dymbëdhjetë personat mund të mos kenë vdekur si pasojë e dështimit të shëndetësisë, por z. Zemaj do të duhet të reflektonte se nuk është për këtë punë. Duhet njeriu t’i thërret ndërgjegjes se vet, vetëm kështu mund të merr vendimin më të mirë dhe më të drejtë.

Aktualisht, me gjendjen alarmante me Covid 19, vendit tonë i duhet një ministër profesionist, që nuk ndikohet nga politika, por punon për të mirën e vendit. Një ministër pa partiak, dhe që do i lihen dauart e lira, është shërbimi më i mirë që qeveria mund t’i bëj vendit. Pse mos të jetë ministër i shëndetësisë Lul Raka, Valbon Krasniqi, por Armend Zemaj që nuk di asgjë nga shëndetësia, prandaj edhe vendimit janë të gabuara, me situatën me Covid që pothuajse ka dal nga kontrolli.

Së paku sa të kalojë kjo pandemi të jetë ministër dikush jashtë politikës, bënë për hir të qytetarëve, largone Armendin, të jetë dikush tjetër, një profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat