Haziri zbulon se kur PDK do t’i bashkohet Qeverisë Hoti, jep një paralajmërim se Kosova po shkon drejtë të panjohurave të mëdha

Politika

Haziri zbulon se kur PDK do t’i bashkohet Qeverisë Hoti, jep një paralajmërim se Kosova po shkon drejtë të panjohurave të mëdha

Nga: N. H Më: 6 korrik 2020 Në ora: 21:43
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë në një paraqitje para medieve nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së PDK-së në koalicionin qeverisës.

Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë që PDK-ja të bëhet pjesë e qeverisë në rast se presidenti Thaçi jep dorëheqje, Hoti deklaroi se në rast se ndodhin ato rrethana, do të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje.

“Asnjëherë nuk përgjigjem në pyetje hipotetike. Qeveria është stabile, Presidenti është me mandat të plotë. Nëse krijohen ato rrethana, do të ulemi dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira për vendin”, tha Hoti.

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka parashikuar se në javën tjetër partia e Kadri Veselit do mund të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti.

Haziri po ashtu paralajmëron se vendi po shkon drejtë të panjohurave të mëdha, pasi sipas tij, Kosovën po e presin procese të rëndësishme që do ta përcaktojnë edhe të ardhmen.

“Kosova po shkon drejtë të panjohurave të mëdha nëse mund të shprehem kështu për faktin se e presin procese shumë të rëndësishme dhe mjaftë të renda që do ta përcaktojnë edhe të ardhmen e saj sa i përket funksionimit si shtet por edhe perspektivën e saj integruese euro-atlantike”, ka thënë Haziri.

Ai ka shtuar se zhvillimet e fundit në vend, kanë shtuar nevojën që Kosova të ketë një qeveri të fuqishme me një konsenzues të gjerë.

Image
Nexhat Haziri

“Bazuar në këtë, dhe për tu përballë më këto procese siç është vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe marrëveshja finale më njohje reciproke, gjykata special dhe aktakuzat e ngritura ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, por edhe ballafaqimi me pandeminë, kanë shtruar nevojën që Kosova të ketë një qeveri të fuqishme me një konsenzues të gjerë politik, gjë që nënkupton edhe zgjerimin e koalicionit qeveritar të Qeverisë Hoti edhe me PDK-në”, është shprehur ai.

Haziri ka theksuar se me PDK-në në pushtet, kjo qeveri do të ishte garancë për përfundimin e këtyre proceseve në favor të Kosovës.

“Mbase kjo qeveri më ketë përbërje do të ishte garancë për përfundimin e këtyre proceseve në favor të Kosovës, në mënyrë që vendi t’i kthehet situatës normale, dhe unë pres që në ditët e ardhshme , ndoshta në javën tjetër PDK-ja të jetë pjesë e Qeverisë Hoti”, ka përfunduar anlisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat