E zbulon ish-kandididati për President: Nga takimi Thaçi-Putin në Francë doli ideja për ndarjen e Kosovës

Politika

E zbulon ish-kandididati për President: Nga takimi Thaçi-Putin në Francë doli ideja për ndarjen e Kosovës

Nga: N.Sh. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:39
Vladimir Putin dhe Hashim Thaçi

Ish-kandidati i pavarur për Presidentit të Kosovës, Seremb Gjergji ka folur për deklaratën e Boltonit i cili tha se ideja për ndarjen e Kosovës është dhënë nda liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Gjergji në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thekson se, takimi me Presidentin Thaçi-Putin në Pallatin Elize në Samitin e Parisit është momenti i parë që është dalë një ide e re për zgjidhjen e çështjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, përkrahja që z. Putin ia kishte dhënë z. Thaçi ka bërë që një ide e tillë të shtyhet ngadalë.

“Pastaj, Presidentit ynë e konceptoi si ide të tijen nga viti 2018 e tutje. Kjo ide u thye dhe krijoi reagime të përmasave Evropiane, por edhe globale - për shumë arsye. Rusia dhe Kina e përkrahnin për shkak të territoreve që i kontestin si Krimea dhe Taiëanit. Por, kundërshtuan të gjitha palët Evropiane - veçmas Gjermania e cila ka jetuar 50 vjet me modelin e ndarjes”, thotë Gjergji.

Ai shton se, kjo i di reperkusionet e të jetuarit në ndarje. “Njësoi kundër ishte edhe Anglia - të dyja janë kunder edhe sot. Ndërsa Franca ka lëvizur nga paanshmëria. Amerikanët, zakonisht e përkrahin politikën angleze dhe gjermane”.

Image
Seremb Gjergji

“Por, insistimit e dy Presidenteve - krijuan rrethana të reja edhe në politikën e Jashtme Amerikane. Por, këto rrethana, nuk nënkuptojnë ndarje. Bolton në intervisten, por edhe librin e tij e thot decidivisht: Thaçi dhe Vuçiq insistuan për këtë model. Mendoj, se ky model ishte edhe shkaktar i shpalljes së parakohëshme të aktakuzës nga Gjykata Speciale - edhepse mbetet të konfirmohet”, potencon ai.

Gjergji tutje shton se, më e rëndësishme se kjo është lufta e UÇK-së, e cila do të dilte se të gjitha ato krime, vrasje, masakra dhe përdhunime që forcat serbe kanë kryer në Kosovë - lufta në tërësi, do të dilte se është kryer pa asnjë arsye. “Këtë model të ndarjes e ka propozuar edhe Millosheviçi në kohën e tij”.

“Presidenti Rugova ishte me gjithë qenien e tij kundër një ndarje të tillë në baza etnike. Andaj, çdo ndryshim i kufinjëve, do të ndryshonte edhe pozicioni në negociatave të bërë nga Rambujes e deri më sot”, potencon tutje Gjergji.

Por sipas tij, nga Zona Ballkani gjithmonë kanë dalë ide që shkatërrojnë popullatën dhe po këto vendet, për interesa e disa udhëheqësve. “Nuk është hera e parë - e ndoshta s'do të jetë e fundit!”

“Konstatoj se ardhja e Serbisë me rrafsh, ta kaloi bjeshkën, do të ishte rreziku permanent për Kosovën. Vetëm ndërtimi i një muri si në Izrael do t'i ndante punët. Përndryshe, Kosova kurrë nuk do të ishte e qetë nga intrigat, shpifjet, aktet dhe veprimet e Serbisë. Është mirë që na ndanë bjeshka - duke mos llogaritur që Serbia do t'i merrte të gjitha pasuritë e Trepçës, burimet e ujit të Liqenit të Ujmanit dhe pikën strategjike në bjeshkët e Istogut" potencon ai.

"Drojë, që Presidenti Francez Emanuel Makron, për interesat e tij, do të kërkoi që plani në vjetër ta vazhdoi edhe Kryeministri Hoti - me të cilin takohet sot”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat