Kurrë nuk dënohet UÇK-ja që ka qenë në anën e SHBA-së e BE-së - Bota Sot
Kurrë nuk dënohet UÇK-ja që ka qenë në anën e SHBA-së e BE-së

Politika

Kurrë nuk dënohet UÇK-ja që ka qenë në anën e SHBA-së e BE-së

Nga: D.B. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:44
Gjykata Speciale

Mos pjekuria e institucioneve të Kosovës iu jep shkas serbëve për të shpifur e gënjyer tani në çfarë do lloj mënyre.

Kjo për faktin se politikanët naivë të Kosovës vet themeluan Gjykatën Speciale për të akuzuar vetëm shqiptarët e jo edhe Rakiqat serb dhe tani këto budallallëqe politike të Kosovës po i shfrytëzon Serbia duke akuzuar Nezir Memetajn për "krime lufte kundër popullatës civile".

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se ngritja e aktakuzës ndaj Memetajt nga ana e prokurorisë së Beogradit vetëm që e njollos pakëz luftën e pastër dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kurrgjë më shumë.

Image
Sulejman Mehazi

“Këtu shihet se sa e pa aftë është elita politike e Kosovës, pasi ata në vend që të kishin themeluar një Gjykatë Speciale kundër krimeve të pa para nga paramilitarët, policët e ushtrisë serbe ndaj popullatës shqiptare të Kosovë, naivët e politikës elite kosovare krijuan Gjykatën Speciale kundër vetvetes e UÇK-së”, ka thënë profesor Mehazi.

Sipas tij, aktakuzat dhe shpifjet serbe assesi nuk mund ta komprometojnë luftën e drejtë të UÇK-së, për shkak se qëllimi i UÇK-së ka qenë i njëjtë si i bombardimeve të NATO-s ndaj objektivave ushtarake e paramilitare serbe, aktakuzat serbe ndaj ushtarakëve shqiptarë të luftës në Kosovë e ka kuptimin edhe të aktakuzave serbe ndaj forcave të NATO-s, SHBA-as e BE-së.

“Mund të dënohen disa ushtarakë, por kurrë UÇK-ja e cila ka qenë në anën e SHBA-së e BE-së. Kështu që Institucionet e Kosovës të gjitha aktakuzat serbe ndaj shqiptarëve t'i shpallin të pavlefshme për shkak shpifjeve të tyre, së pari, elita politike serbe le t'i dënojë krimet e tyre të bëra në Kosovë, pastaj mund të akuzojnë ushtarët e UÇK-së”, ka thënë njohësi i çështjeve pulitke profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat