Takimi i 12 korrikut, analisti thotë se BE nuk do ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi, tregon kush do ta arrijë marrëveshjen

Politika

Takimi i 12 korrikut, analisti thotë se BE nuk do ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi, tregon kush do ta arrijë marrëveshjen

Nga: G.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 22:13
Ilustrim

Me 12 korrik në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Ky takim do të mbahet me ndërmjetësim të BE-së, derisa takimi në SHBA me 27 qershor dështoi për shkak të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Thaçit e Veselit.

E njohësi i çështjeve politike e juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se po ndodhë një garë në mes të BE-së dhe SHBA-së për dialog, për të cilën nuk ka pasur nevojë.

Image
Blerim Burjani

"Po ndodhë një garë në mes BE-së dhe SHBA-së rreth dialogut, nuk ka pasur nevojë për një garë të tille. Ka analizë ndërkombëtare se është bërë me qëllim publikimi i para aktakuzës kundër Thaçit e Veselit, për të penguar SHBA-në", është shprehur ai.

Sipas tij, BE e ka pasur dialogun për 9 vite dhe nuk ka sjellë rezultat.

"Çështje primati mund të jetë veçmas për atë që tregon rezultat, BE e ka pasur këtë gjasë që 9 vjet për të arritur rezultat, BE nuk solli rezultat edhe grabitja e iniciativës për rifillim të dialogut nga BE nuk do të thotë gjë përveç asaj se e kanë mandatin nga OKB për këtë negocim", ka vlerësuar Burjani.

Ai nuk beson se BE do të zgjidhë problemin Kosovë-Serbi, duke shtuar se SHBA mbetet e vetmja që mund të arrijë marrëveshjen përfundimtare.

"Fatkeqësisht nuk besoj se BE do të zgjidhë një problem të komplikuar Kosovë -Serbi, SHBA po mbetet i vetmi shtet për të arritur përfundimisht një marrëveshje detyruese për palët", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat