Haki Abazi reagon ashpër pas vendimit të Rakiç: Dorë e zgjatur e Vuçiqit - Qeveria Hoti përbën rrezik për sigurinë dhe integritetin territorial - Bota Sot
Haki Abazi reagon ashpër pas vendimit të Rakiç: Dorë e zgjatur e Vuçiqit - Qeveria Hoti përbën rrezik për sigurinë dhe integritetin territorial

Politika

Haki Abazi reagon ashpër pas vendimit të Rakiç: Dorë e zgjatur e Vuçiqit - Qeveria Hoti përbën rrezik për sigurinë dhe integritetin territorial

Nga: G.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 22:40
Qeveria Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiç, ka shpallur karantinë për komunat veriore me shumicë serbe për 7 ditë, si pjesë e shtabit emergjent të qeverisë së Serbisë.

Katër komunat me shumicë serbe në veri janë: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi.

Sipas anëtarëve të Shtabit të Krizës, kjo masë është vendosur për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se për këtë janë të njoftuar dhe se janë në koordinim me zëvendëskryeministrin Goran Rakiq.

“Është kërkesë e tyre të cilën ne do ta mbështesim plotësisht. Në bashkëpunim më zëvendëskryeministrin Rakiq do të jemi në kontakt, Janë të njoftuar të gjitha institucionet relevante edhe kryeministri”, ka thënë Zemaj.

Image
Haki Abazi

Lidhur me këtë, ish zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, Haki Abazi, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Rakiç ka përdhunuar institucionet e Republikës që nga dita e parë dhe bashkë me të tjerët janë dorë e zgjatur e Vuçiçit në Kosovë.

"Rakiç ka përdhunuar institucionet e Republikës që nga dita e parë dhe ai bashkë me të gjithë të tjerët janë dorë e zgjatur e Vuçiçit në Kosovë",  është shprehur ai.

Sipas Abazit kjo qeveri ilegale duhet të largohet, pasi përbën rrezik për sigurinë dhe integritetin territorial të vendit, duke lejuar që vendimet për Veriun të merren nga Beogradi.

"Kjo qeveri ilegale duhet të largohet sepse përbën rrezik për sigurinë dhe integritetin territorial të vendit duke lejuar që për veriun e vendit të merren vendime në Beograd", ka deklaruar Haki Abazi për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat