Linçimet e Gani Kocit: Ja kush duhet ta tregoj të vërtetën që fshihet pas saj

Politika

Linçimet e Gani Kocit: Ja kush duhet ta tregoj të vërtetën që fshihet pas saj

Nga: A.M. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 23:09
Gani Koci

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka komentuar deklarata e zyrtarit të lartë të PDK-së, Gani Kocit.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë që Koci jep deklarata të tilla.

“Nuk është hera e parë që Gani Koci jep deklarata të tilla pas që ai edhe disa herë tjera ka dhënë deklarata të ngjashme, e që askush nuk është marruar  me të. Prokuroria sikur të ishte e pavarur nga politika do t'a intervistonte z. Koci ashtu siç ishte intervistuar z. Bahtiri për një deklaratë e cila u konsiderua si nxitëse”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi ka deklaruar se ofendimet dhe deklaratat nxitëse nuk janë shprehje e lirë.

“Deklaratat e z. Koci nuk kanë ndonjë peshë, mirëpo prokuroria nuk duhet të jetë e heshtur,  por duhet ta tregoj të vërtetën që fshihet pas saj,  sepse ofendimet dhe deklaratat nxitëse nuk janë shprehje e lirë, as nuk simbolizon liron e fjalës por duhet të mbaj përgjegjësi për  çdo fjalë dhe veprim të vetin, e jo të ofendohen apo linçohen dy përfaqësuesit e popullit apo dy me të votuarit e zgjedhjeve të fundit”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat