E patolerueshme: Qeveria injoroi Projektligjin për Pandeminë për ‘inati’ të Vjosa Osmanit

Politika

E patolerueshme: Qeveria injoroi Projektligjin për Pandeminë për ‘inati’ të Vjosa Osmanit

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:05
Qeveria e Kosovës

Propozimi i Vjosa Osmanit për Projektligjin për Pandeminë nuk është votuar nga Qeveria e Kosovës duke e konsideruar të panevojshëm.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se menaxhimi i pandemisë është mjaftueshëm i rregulluar me legjislacionin në fuqi dhe dispozitat e veçanta të Kushtetutës.

Në lidhje me këtë profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, iniciativa e kryeparlamentares Vjosa Osmani është logjikshme dhe e arsyeshme për shkak numrit të madh e të infektuarve nga ky grip vdekjeprurës.

“Propozimi i kryeparlamentares Vjosa Osmanit për të votuar Projektligjin për Pandeminë është shumë e logjikshme dhe e arsyeshme për shkak numrit të madh e të infektuarve nga ky grip vdekjeprurës. Këtë projektligj qeveria e Hotit kurrsesi nuk guxon ta mohojë e ta konsiderojë si të panevojshme, por duhet pranuar e propozuar me urgjencë nga deputetët e parlamentit të Kosovës”, thotë Mehazi.

Sipas tij, popullata po sëmuret dhe qeveria nuk reagon, duke thënë se për Hotin më të vlefshme janë muhabetet sesa Projektligji për Pandeminë.

“Popullata po sëmuret e vdes e qeveria assesi nuk reagon. Si është e mundur që qeveria e Kosovës të jetë aq pasive ndaj kësaj sëmundje ngjitëse e të rrezikshme? Deklarata e Hotit, se, është në konsultime me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe me ministrin Zemaj është e patolerueshme dhe jo serioze, këndej nuk e pranon Projektligjin e propozuar nga Vjosa Osmani, në anën tjetër arsyetohet ngadalshëm e qetë se është duke u konsultuar me IKSHPK. Për Hotin muhabetet (konsultimet) janë më të vlefshme sesa Projektligji për Pandeminë që me urgjencë e pa humbur kohe do obligonte edhe ministrinë e shëndetësisë në krye me Zemaj edhe IKSHPK-në të reagonin fuqishëm ndaj pandemisë. Pyesim kryeministrin Hoti?, a konsultimet e tij për Covid-19 janë më të vlefshme apo Projektligji për ta luftuar këtë pandemi?”, përfundon Mehazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat