Burjani: Masat janë antikushtetutese - Bota Sot
Burjani: Masat janë antikushtetutese

Politika

Burjani: Masat janë antikushtetutese

Nga: H.O. Më: 9 korrik 2020 Në ora: 23:03
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se nuk ka ligj për situatë të jashtëzakonshme, sikurse kjo aktuale në pandemi.

“Jo, këto janë antikushtetuese, pa ligj për situata të jashtëzakonshme nuk janë në harmoni me të drejtat civile dhe liritë themelore, bien ndesh edhe me Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe deklaratën për të Drejtat Universale të OKB-së, tashmë është praktikë të mbyllen qytetarët nëpër shtëpitë vetëm me vendime administrative që nuk e kanë fuqinë e ligjit”, vlerëson Burjani.

Ai thotë më tutje se duhet të ketë ligj dhe i njëjti të jetë në pajtim me Kushtetutën.

“Duhet të ketë ligj, madje edhe po të ketë ligj ai duhet të jetë në pajtim me kushtetutën, dhe të jenë arsyet e fuqishme për të kufizuar lirinë e lëvizjes”, thotë Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat