Riza Smaka: Rakiç duhet të dorëhiqet apo shkarkohet - Bota Sot
Riza Smaka: Rakiç duhet të dorëhiqet apo shkarkohet

Politika

Riza Smaka: Rakiç duhet të dorëhiqet apo shkarkohet

Nga: G.B Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:17
Riza Smaka

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka kërkuar që partitë politike të bëhen bashkë për të larguar Listën Serbe nga Qeveria.

Kjo ka ardhur pas vendimit që mori zv/kryeministri Goran Rakiç, për të shpallur karantinë për 7 ditë, katër komunat në Mitrovicën e Veriut.

Lidhur me këtë, profesori Riza Smaka, ka thënë se Rakiç apo kushdo që nuk i përfill politikat qeveritare, duhet të dorëhiqet apo shkarkohet.

“Rakiqi apo kushdo qoftë nëse nuk i përfillë politikat dhe praktikat qeveritare të cilat kurdoherë duhet të jenë konform me ligjin në fuqi medoemos dhe menjëherë duhet ose dorëhequr pa revokim ose shkarkuar pa hezitim. Qeveria aktuale e RK-së është e lodhët dhe e paktë numerikisht por edhe nga kohezioni problematik”, është shprehur ai.

Sipas Smakës, në vendet demokratike, Ekzekutivi kërkohet të jetë kurdoherë homogjen, çfarë nuk është e nuk mund të jetë qeveria jonë.

“Ndaj qëndrimi indolent i Kryeministrit në "Raston Rakiq" është simptomatik dhe indikativ për statusin e sipërthënë të ekzekutivit. Ndryshe në demokracitë parlamentare çfarë mëton të jetë edhe vendi ynë Ekzekutivi kërkohet të jetë kurdoherë monolot, homogjen, konsekuent e konsistent pikërisht çfarë nuk është e mbase nuk do të mund të jete Qeveria aktuale e RK- së”, ka deklaruar Riza Smaka për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat