Burjani: Serbia mban ende shpresa se çështja e shkëmbit të territoreve, do të mund të kthehet në tavolinë

Politika

Burjani: Serbia mban ende shpresa se çështja e shkëmbit të territoreve, do të mund të kthehet në tavolinë

Nga: D.B. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:34
Foto Ilustrim

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes finale është shtyrë dhe promovuar nga liderët e të dyja vendeve.

Kështu ka thënë John Bolton, ish-këshilltar për siguri i presidentit amerikan Trump, sipas të cilit ky opsion mori hov në fillim të vitit 2018.

E në lidhje me këtë analisti politik Blerim Burjani ka thënë për gazetën “ Bota sot” se fatkeqësisht ka pasur debate për shkëmbime territorialë në mes dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Serbisë dhe kjo nga Vuqiç ishte vlerësuar pozitive dhe shpresëdhënëse.

Sipas tij, përderisa puna nuk shkoj mbarë pas dekonspirimit që ndodhi nga qarqet ndërkombëtare, bëri që ky Gjermania dhe shumë vende të BE-së ta kundërshtojnë këtë plan të dy presidentëve si zgjidhje.

Image
Blerim Burjani

“Ramushi kishte bërë një dekonspirim të tillë për të ndal procesin e tillë, por ai e kundërshtojë këtë temë deri në fund, përderisa ende Serbia mban shpresë se do të mund të kthehet një temë e tillë në tavolinë edhe pse gjasat për kthim në tavolinë të një plani të tillë janë të pamundshëm. Madje këtë e ka bërë me dije edhe  Grenell,  se nuk do të ketë ndarje dhe as bashkim territoresh ndërmjet dy shteteve. Gjithashtu qëndrimi i Boltonit e publikuar ditë më parë, ka bërë bujë të madhe në SHBA dhe State Departmant, dhe kjo ka bërë që të ndryshoj drejtimi”, është shprehur analisti politik Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat