Kush është Xhavit Ukaj, deputeti i cili e kërcënoi dhe u përplas me Vjosa Osmanin - Bota Sot
Kush është Xhavit Ukaj, deputeti i cili e kërcënoi dhe u përplas me Vjosa Osmanin

Politika

Kush është Xhavit Ukaj, deputeti i cili e kërcënoi dhe u përplas me Vjosa Osmanin

Nga: A.M. Më: 11 korrik 2020 Në ora: 10:38
Foto ilustrim "Bota sot", Xhavit Ukaj, perplasja ne Kuvend

Deri mbrëmë kur u përplas me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin emri i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj nuk ishte fort i dëgjuar.

Ai në seancën e mbrëmshme ku po diskutohej për rishikimin e buxhetit u përplas me Osmanin, shkruan “Bota sot”

Kjo e fundit, shprehtë se është kërcënuar nga Ukaj dhe për këtë arsye e ka hapur rastin në Polici.

Ndërkaq, Osmani ka theksuar se nuk e lejojnë askënd që të pengojë kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Por, kush është Xhavit Ukaj. Ai përveç këtij mandati ka qenë edhe më herët deputet i Kuvendit.

Ukaj është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Gjithashtu, ai është edhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Prizren, shkruan “Bota sot”.

Po ashtu, është edhe kryetar i Nëndegës së LDK-së në Prizren.

Ai ka qenë asamblist në Kuvendin Komunal të Prizrenit, shkruan “Bota sot”.

Ndryshe, një rast tjetër për të cilën u patë përfol në opinionin publik për të është rasti kur Ukajt i kishin vjedhur 100 mijë euro në shtëpinë e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat