Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë? Ky është paralajmërimi i ekspertit të sigurisë - Bota Sot
Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë? Ky është paralajmërimi i ekspertit të sigurisë

Politika

Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë? Ky është paralajmërimi i ekspertit të sigurisë

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:10
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të gjendjes së pandemisë së koronavirusit.

Për këtë ai ka marrë dhe përkrahjen e kryetarëve të komunave, me të cilët ka pasur sot një takim virtual.

Por, a duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë?

Image
Drizan Shala

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk do të duhej të shpallej tani, sepse do të atakonte ekonominë dhe stabilitetin e shtetit.

“Sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme unë mendoj që do të atakonte drejtpërdrejt ekonominë dhe stabilitetin e shtetit sepse në këtë kohë ku në gjithë Evropën kanë filluar me masa liberale në luftën kundër Covid 19 , Kosova nuk e ka luksin tani të hyjë në një bllokim total të shtetit ndërsa jam pro gjendjes së jashtëzakonshme në muajin mars ku atëherë ishte e nevojshme ajo masë”, është shprehur ai.

 Sipas Shalës, qeveria bashkë me ministritë përkatëse duhet të nxjerr plane operative dhe të shqiptohen gjoba për qytetarët dhe bizneset që nuk i respektojnë masat.

“Qeveria duhet që në harmonizim më MPB dhe MSH, MTI dhe Komunat të nxjerr një plan operativ duke zhvendosur personelin nga këto katër dikastere (Policinë, Inspektorët sanitar dhe Inspektorët e Tregut, Inspektorët komunal) në patrullime dhe kontrolle rigoroze duke futur në kontroll çrregullimet e lëvizjeve të qytetareve të pa kontrolluar. Dhe gjithë ata qytetarë, bizneset që nuk i respektojnë masat adekuate, t’ju tërhiqet vërejtja duke ja marrë të dhënat dhe në rast që ripërsëritet që është pa masa mbrojtje, t’i shqiptohet gjoba mandatore për t’i vetëdijesuar”, ka deklaruar Drizan Shala për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat