Krasniqi flet për sulmin ndaj Vjosa Osmanit: Nuk është hera e parë që sulmohet

Politika

Krasniqi flet për sulmin ndaj Vjosa Osmanit: Nuk është hera e parë që sulmohet

Nga: A.M. Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:01
Vjosa Osmani

Analisti politik, Islam Krasniqi, ka komentuar për “Bota sot”, rastin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku gjatë seancës u kanos kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani nga bashkëpartiaki i saj Xhavit Ukaj.

Krasniqi është shprehur se nuk është hera e parë që sulmohet Osmani.

“Mungesa e kulturës të disa deputet të parlamentit Republikës së Kosovës  kalon edhe kufirin njerëzor, siç e pamë rastin kur kryetarja e kuvendit znj. Osmani sulmohet fizikisht  dhe ofendohet me fjalë banale një deputet i partisë së saj duke i mbrojtur deputetet e partisë rivale. Znj. Osmani është sulmuar disa herë nga bashkëpartiaket e saj, edhe në zgjedhjet e kaluara, mirëpo nuk kanë mundur t'a eliminojnë pasi që ajo peshon e vetme sa gjysma e partisë së saj dhe linçimet ofendimet dhe sulmet ndaj saj vetëm e kanë forcuar me shumë duke e etiketuar si femra me e votuar në republikën e Kosovës.”, ka thënë ai për “Bota sot” .

Gjithashtu, Krasniq ka potencuar se Osmani i ka qëndruar prapa fjalës së dhënë para elektoratit, nuk ju ka nënshtruar presionit as sulmeve brenda partisë së saj.

“Partitë politike nuk kanë parime as program qeverisës ato kanë vetëm interesa, e që znj. Osmani i ka qëndruar prapa fjalës së dhënë para elektoratit, nuk ju ka nënshtruar presionit as sulmeve brenda partisë së saj të cilët të verbuar për pushtet shkelen çdo premtim dhe kandidaten për kryeministre e cila i solli rritje partisë e cila kishte marr drejtimin e një mini parti. LDK-ja në mënyrë jo transparente shkarkojnë znj. Osmani nga posti i nënkryetares, ata me presione, linçimet provuan t'a frikësojnë apo edhe t'a fusin në lojë lidhur edhe të posti i presidentit duke harruar së ajo është femra me e besuara në Kosovë në bazë të raporteve ndërkombëtare përndryshe është edhe Merkeli Shqiptare!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat