Vërsulja e deputetit të LDK-së ndaj Vjosa Osmanit, analisti zbulon skenarin e partisë së Isa Mustafës kundër kryetares së Kuvendit - Bota Sot
Vërsulja e deputetit të LDK-së ndaj Vjosa Osmanit, analisti zbulon skenarin e partisë së Isa Mustafës kundër kryetares së Kuvendit

Politika

Vërsulja e deputetit të LDK-së ndaj Vjosa Osmanit, analisti zbulon skenarin e partisë së Isa Mustafës kundër kryetares së Kuvendit

Nga: N. H Më: 12 korrik 2020 Në ora: 22:23
Vjosa Osmani

Reagime të shumta ka nxitur vërsulja e deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani në seancën e së premtes mbrëma.

Analisti politik, Faton Mehmeti, duke e komentuar rastin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku gjatë seancës deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, iu vërsul kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se e gjithë kjo është një skenar për largimin përfundimisht të kësaj të fundit nga partia.

Për këtë rast, Mehmeti kritikon udhëheqësinë e LDK-së, për të cilët thotë se janë duke bërë veprime kundër votuesve, mbështetësve dhe të gjithë atyre që e kanë pa si shpresë për të c’kapur shtetin.

Sipas analistit, partia e Mustafës është duke bërë një autogol, dhe gjithë këtë e konsideron si tmerruese se si është duke vepruar ky subjekt.

Image
Faton Mehmeti

“Nuk e kuptoj se si krerët kryesor në LDK-së bëjnë veprime kundër votuesve, mbështetësve dhe të gjithë atyre që e kanë pa si shpresë LDK-në për të c’kapur shtetin. Vjosa Osmani, duke qëndruar në parimet e saja, po gjen mbështetje tek qytetarët. Çdo parti politike tenton me çdo kusht të gjej një person si Vjosa Osmani që i sjell vota partisë, ndërkohë që LDK-ja e ka dhe e përjashton nga pozitat e larta; pastaj edhe duke tentuar ta rrahin. Të bësh autogola nuk është gjë e zgjuar, e kjo është tmerruese”, ka thënë Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Mehmeti potencon se Lidhja Demokratike e Kosovës me veprimet antiVjosa, po bën autogola.

“Të largosh Vjosën nga LDK është si të largosh Leo Messin nga Barcelona. Ndërkohë që sulmi i fundit është frustrim nga xhelozia e mbështetjes së madhe që merr Vjosa edhe nëpër të gjitha sondazhet. Po bëjnë çdo gjë të largojnë përfundimisht Osmanin nga partia me idenë se do përfundojë si Daci, por tani janë rrethana tjera dhe me veprimet antiVjosa, LDK po bën autogola”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat