Nga Vetëvendosje i reagojnë kryeministrit Hoti: S’ke legjitimitet me udhëheq dialogun me Serbinë

Politika

Nga Vetëvendosje i reagojnë kryeministrit Hoti: S’ke legjitimitet me udhëheq dialogun me Serbinë

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:01
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se të enjten do të takohet me Presindetin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Ai ka thënë se, dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.

Kryeministri Hoti ka përsëritur se, marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

E sa i përket kësaj, ish- deputetja e VV-së, Drita Millaku, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, tentimet e Avdullah Hotit për dialog do të jenë vizita pa rezultate.

“Hoti nuk ka legjitimitet popullor per bisedime me Serbinë, jam e bindur që tentimet e Hotit per dialog do të jenë vizita shterpë dhe nuk do të kenë rezultate”, ka thënë Millaku.

Sipas saj, Hoti duhet të jap dorëheqje dhe zgjedhjet do të jenë përcaktuese se kush duhet të udhëheq me dialogin dhe vendin.

“Hoti duhet të jep dorëheqje dhe të shkon vendi në zgjedhje sepse populli duhet ta përcakton kush ti drejtoj bisedimet. Me gjithë manovrat e fundit që po bëhen zgjedhjet janë të pashmangëshme, pikërisht do të jenë përcaktuese se kush duhet të udhëheq me dialogun dhe vendin”, përfundon Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat