Paralajmërimi për Gjendje të Jashtëzakonshme, vjen alarmi nga eksperti i ekonomisë, thotë se do të shkatërrohemi... - Bota Sot
Paralajmërimi për Gjendje të Jashtëzakonshme, vjen alarmi nga eksperti i ekonomisë, thotë se do të shkatërrohemi...

Politika

Paralajmërimi për Gjendje të Jashtëzakonshme, vjen alarmi nga eksperti i ekonomisë, thotë se do të shkatërrohemi...

Nga: N. H Më: 13 korrik 2020 Në ora: 22:02
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti ditë më parë ka paralajmëruar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, nëse vazhdohet më këtë ritëm rritja e numrit të te prekurve me Covid-19.

E, për t’i komentuar zhvillimet e fundit në vend, për gazetën “Bota sot”, ka folur eksperti i ekonomisë, i cili ka paralajmëruar dëme të mëdha në vend.

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, fillimish ka thënë se interesat klanore të kastës politike gjithnjë po e rëndojnë jetën e qytetarëve.

Ai gjithashtu ka kritika se përfaqësimi politik nuk është aspak dinjitoz.

Image
Mustafë Kadriaj

“Ne si popull jemi bërë aq imun ndaj abuzimit të politikës në vend që nuk ka provokim nga ana e politikës që e nxit qytetarin e Kosovës për të protestuar ndaj të drejtave të veta elementare. E them këtë sepse ky popull ka protestuar ndaj makinerisë serbe përkundër privimit nga jeta ku shumë protestues janë vrarë në mbrojte të te drejtave dhe lirisë, ndërsa, sot padrejtësi dhe abuzimi nga ana e politikes bëhet çdo dite e çdo moment ndaj qytetarit në nivel të shërbimeve aspak në nivel, me taksa dhe tatime që e rendojnë jetën e qytetarit e mos të flasim për abuzim politik ku për interesa të tyre prishin qeveri të organizojnë zgjedhje varësisht me interesat e tyre partiake e klanore po ashtu edhe me përfaqësim aspak dinjitoz si në nivel parlamentar e qeveritar dhe në përfaqësim jashtë vendit”, thotë Kadriaj.

I ashpër, eksperti shprehet edhe me mënyrën se si ka qeverisur ish-kryeministri Kurti, për të cilin thotë se e izoloi Kosovën për dy muaj.

“Pra, politika në vend edhe me rastin e pandemisë Covid-19 gabimet e veta i amortizon me masa ndaj qytetarëve kur të ju teket e them këtë për faktin se ish-qeveria Kurti e izoloi qytetarin për dy muaj, por me të iu lëkundur pushteti e mbushi sheshin me militantë, derisa besimtarët mysliman i privoi nga falja e Fitër Bajramit. Por, me të marr ekzekutivin e vendit Hoti në emër të lirisë së lëvizjes filloi të merr vetën qytetari dhe biznesi në vend, por filluan shifrat e të prekurve me Covid-19 të rriten, edhe pse nuk ishte shqetësuese derisa u rrit numri i të vdekurve dhe si gjithnjë qytetari dhe biznesi atakohet dhe po privohet”, shprehet njohësi i ekonomisë.

Kadriaj ngrit shqetësimin e tij duke thënë se duhet të ndalet abuzimi ndaj qytetarëve.

Derisa, ka një thirrje për qeverinë e vendit që të mos ta ndal aktivitetin ekonomisë, pasi parashikon dëme të mëdha në vend.

“Me ketë dua të ngrisë si shqetësim që valles së abuzimit ndaj qytetarëve dhe bizneseve iu ka bashkuar edhe shëndetësia, e them këtë sepse të ashtuquajturit njerëz kompetentë të shëndetësisë që njohin problematiken e virusit korona nëse e bëjmë një rezyme të prononcimeve të tyre kanë pasur kundërthënie nga deklarimi në deklarim si në vetën e parë, por edhe në raport me kolegët dhe për fat jo të mirë gjithnjë fatura e abuzimit i ngarkohet qytetarit dhe ekonomisë me këtë bëjë thirrje qeverisë në vend që mos të ndalet aktiviteti ekonomik, por gjithnjë duke respektuar masat mbrojtëse përndryshe ne si vend do shkatërrohemi nga pandemia e varfërisë ekonomike”, ka thënë ai.

Krejt në fund ai thekson se qeveria ka obligim kushtetues mbrojtjen e qytetarit, por edhe lirin e lëvizjes dhe lirin e aktivitetit ekonomik, pra, sipas tij, të zhvillohet aktiviteti ekonomik dhe liria e lëvizjes e shoqëruar me masa mbrojtëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat