Masat e reja anti-Covid nga Qeveria, profesori tregon a janë kushtetuese

Politika

Masat e reja anti-Covid nga Qeveria, profesori tregon a janë kushtetuese

Nga: G.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 22:56
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës nuk ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, për të cilën kryeministri deklaro ise do ta propozonte, por vendosi masa të reja anti-Covid, derisa nuk e ka parë të nevojshëm votimin e ligjit për pandemi nga Kuvendi.

Ndër masat e marra, bartja e maskave është obligative dhe kush nuk e respekton atë do të ndëshkohen me gjobë.

Masa tjera që janë marrë është mbyllja e çerdheve, pezullimi i ceremonive fetare, mbyllja e institucioneve fetare, lejimi i vetëm 50 personave në kafene në ambient të hapur, mbyllja e fitneseve e të tjera.

Image
Muhamet Kelmendi

Lidhur me këto masa, profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Qeveria ka të drejtë të marrë masa, deri në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, që është e drejtë e Kuvendit, në bazë të Kushtetutës.

"Qeveria e Kosovës në kuadër të kompetencave të veta, ka të drejtë të merr masa, deri në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është e rezervuar për Kuvendin e Kosovës. Në Kushtetutën e Kosovës, në nenin 55 përcaktohen mundësitë e kufizimit të të drejtave, nëse këtë e kërkon situata. Qeveria nuk ka mundësi të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Atë e ka sipas nenit 56 të Kushtetutës Kuvendi i Kosovës", është shprehur ai.

Sipas Kelmendit masat e marra janë kufizuese dhe ka mundësi që të zgjerohen pa gjendje, në mbrojtje të jetë ssë qytetarëve.

"Maska, tubimet ndalimi i qarkullimit në grupe etj, janë masa kufizuese, por të cilat nuk kalojnë në gjendje të jashtëzakonshme. Ka mundësi që masat e tilla edhe të zgjerohen pa gjendje, në mbrojtje të jetës së qytetarëve", ka deklaruar Muhamet Kelmendi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat