Masat e reja të Qeverisë, infektologu Sadiku: Ja sa ditë duhet pritur për të pa efektin e tyre - Bota Sot
Masat e reja të Qeverisë, infektologu Sadiku: Ja sa ditë duhet pritur për të pa efektin e tyre

Politika

Masat e reja të Qeverisë, infektologu Sadiku: Ja sa ditë duhet pritur për të pa efektin e tyre

Nga: B.F Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:03
Izet Sadiku

Numri i madh i infektimeve me Covid-19 në javët e fundit në Kosovë ka shënuar rritje të madhe. Kjo ka bërë që Qeveria e Kosovës si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit, të marrë masa shtesë. Ndër masat e marra janë mbajtja e maskës e cila është obligative, mbyllja e qerdheve, pezullimi i ceremonive fetare, mbyllja e institucioneve fetare, lejimi i vetëm 50 personave në kafene në ambient të hapur e të tjera.

E lidhur me këtë infektologu Izet Sadiku ka thënë se shpresoj se këto masa do të ndikojnë në uljen e rasteve.

“Masta e marra nga Qeveria për parandalim të Pandemisë COVID-19 shpresoj që do të ndikojnë në uljen e numrit të rasteve me COVID-19”.

Sipas tij një faktorë shumë i rëndesishëm për efektet e këtyere masave duhet të ketë mbikëqyrje rigoroze për respektimine tyre.

“Një faktorë shumë i rëndesishëm për efektet e këtyere masave duhet të ketë mbikëqyrje rigoroze për respektimine tyre, sepse morespektimi i masave të propozuara ka qenë njëri nga shkaqet e rritjes së numrit të rasteve me COVID19”.

Tutje Sadiku shton se për të parë efektin e këtyre masave duhet pritur 10-14 ditë kur edhe do të ketë zvogëlim të numrit të rasteve.

“Për të parë efektine këtyre masave duhet pritur edhe nja 10-14 ditë kur kjo duhet të reflektohej me zvogëlimin e numrit të rasteve me COVID19”, ka deklaruar Sadiku per “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat