Kundërshtoi ligjin për pandemi të Vjosa Osmanit, Krasniqi ka një thirrje për Qeverinë

Politika

Kundërshtoi ligjin për pandemi të Vjosa Osmanit, Krasniqi ka një thirrje për Qeverinë

Nga: G.B Më: 14 korrik 2020 Në ora: 18:59
Vjosa Osmani

Reagime pro e kundër ka pasur ndaj masave të reja të qeverisë.

E për mos respektimin e tyre do të shqiptohen edhe gjoba nga Policia e Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, vlerëson se masat e tilla nuk janë në pajtim me Kushtetutën.

“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur më masat e reja anti-Covid nuk sjellë obligim ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës apo ndaj atyre që duan të dalin apo mos ta respektojnë këtë vendim pasi që ai vendim nuk është në pajtim me frymën kushtetuese dhe çdo gjobë apo shqiptim i dënimit nga organet e rendit mund të prishet pasi që nuk ka bazë ligjore për t'u aprovuar”, është shprehur ai.

Image
Islam Krasniqi

Sipas Krasniqit, Qeveria akoma nuk e ka sjellë ligjin për koronavirus, që do të shërbente si vetëdijesim për të gjithë.

“Këto masa nuk janë në pajtim më frymën kushtetuese pasi që nuk ka Ligj për pandemi dhe së qeveria e Republikës së Kosovës akoma nuk e ka sjellë ligjin i cili do t'i qartësojë të gjitha veprimet lidhur me Covid e që do t'i vetëdijesonte qytetarët, bizneset dhe institucionet tjera për të parandaluar përhapjen e Covidit i cili është përhapur aq shumë sa që të parët jemi ndoshta në Evropë”, ka vlerësuar ai.

Krasniqi përmend Vjosa Osmanin e cila u angazhua për ligjin por u injorua nga Qeveria, derisa shton se urgjentisht ligji duhet të sillet dhe të votohet.

“Kryetarja e kuvendit të Kosovës znj. Osmani pati angazhuar një grup lidhur me përgatitjen e ligjit për pandeminë, i cili u injorua nga qeveria aktuale. Qeveria aktuale Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të sjell në Kuvend për ratifikim ligjin për pandemie e jo të marr masa të cilave ju mungon baza ligjore”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat