Gjendja alarmante me COVID-19 në Kosovë

Politika

Gjendja alarmante me COVID-19 në Kosovë

Nga: Bastrije Hasani Më: 15 korrik 2020 Në ora: 08:12
Fotografi ilustruese

Numri i madh i infektimeve me Covid-19 në javët e fundit në Kosovë ka shënuar rritje të madhe.

Kjo ka bërë që Qeveria e Kosovës si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit, të marrë masa shtesë.

Këtë gjë e bëri të ditur Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pas përfundimit të mbledhjes me Komunitetin për menagjimin e Covid-19.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se 20 inspektorë sanitar i’u shtuan luftës kundër covid -19, ai po ashtu ka njoftuar se do të fillojnë punën edhe 100 mjekë 62 infermier, 8 laboratorant 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës.

“Kapacitetet tona po rriten. Edhe 20 inspektorë sanitar iu shtuan luftës kundër Covid-19. Këta do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën. Do të mbikëqyrën nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë. Në vijim do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës".

Bajrami: Situata në Kosovë është e rëndë dhe serioze

Infektologu Hamdi Ramadani në një prononcim për “Bota sot”u shpreh se për kundër shumë përpjekjeve, ende nuk kemi një terapi specifike e cila ka dhënë rezultate të pritshme në shërimin e pacientve si në Kosovë po ashtu edhe në Botë.

“Situata me Covid-19, në Kosovë është e rëndë dhe me seriozitet po shtohet dita ditës, si nga ana e rasteve pozitive  dhe atyre me trajtime spitalore e deri tek rastet me fatalitet, shifrat janë bërë tejet shqetësuese. Pacientët të cilët janë të shtrirë në spital, dhe kanë ndërlikime seroize respiratorike, oksigjeno terapi dhe prognozë të rezervuar, nga ta ka që mund të vdesin edhe pse janë me respirator. Shifrat janë tejet shqetësuse, nga dita në ditë ju e shihni se numri i të infektuarve është rreth 200 raste në ditë, e këto dit ky numër shkoj edhe mbi 200. Për kundër shumë përpjekjeve, ende nuk kemi një terapi specifike e cila ka dhënë rezultate të pritshme në shërimin e pacientëve, si këtu në Kosovë, po ashtu edhe në Botë”, tha ai.

Tutje Bajrami potencoi se është duke u krijuar një frigë tek qytetarët për një zgjerim edhe më të madh të rasteve dhe për një pa  mundësi rreth menagjimit të situates,sipas tij Qeveria ka bërë një përpjekje për një veprim më rigoroz në kuptimin e masavave paraprake emergjente për kujdesin e shëndetit që është për t’u përshëndetur.

“Është duke u krijuar një stres apo një frigë ndër qytetar, për një zgjerim edhe më të madh të rasteve dhe për një pa mundësim të menaxhimit të situatës, duke parë që vendi ynë po hyn në listën e vendeve me infeksione të mëdha në Evropë, kjo bindje aq ma shumë shtohet kur e se edhe vendet e tjera janë përballur me numër të madh të rasteve positive, dhe menaxhimi ka qenë tejet i vështirë. Qeveria ka bërë një perpjekje per nje veprim me rigoroz në kuptimin e masavave paraprake emergjente për kujdesin e shëndetit që është për tu përshëndetur por akoma qytetarët dhe masa duhet te jen te njoftuar se pandemia ekziston dhe atë duhet luftuar me masa themelore mbrojtese me shternguese si maska, distanca mbi 2 metra, nuk duhet dal në vende me shumë njerëz e ristorante”.

Bajrami është shprehur se masat e marra nga qeveria do të ndikojnë sado pak në një menagjim më të mirë së bashku.

“Duhet më shumë teste dhe ato serologjike te behen bashk në dy fushat pra edukta shëndetësore me maska doreza distanca sociale ikja e madhe ne tubime njerzish. Juve e dini se ekziston dhe një përqindje e madhe e personave edhe pse janë persona kontakti pra infeksioz nuk manifestojnë ndonjë simptomë a shenja klinike e kjo përqindje mund të jetë e madhe edhe ne 60 ose 70% e rasteve këta janë shumë infekcioz për përhapje të koronavirusit sepse lëvizin aktiv nuk jan diagnostifiku dhe perhapin sëmundjen me anë të frymëmarrjes kollit edhe pa simptome format asimptomatike. Diku vetem 15 der 20% janë ata pacientë që kanë shenja  te koronavirusit dhe kerkojnë ndihmë mjekesore nga ky numer shumica dërmuse kanë ndërlikime serioze me shëndet kur kanë edhe semundje kronike si: diabet, hypertension, kur janë mbi peshë, dhe mbi 65 vjeç. Duhet bërë çdo gjë që të ruhet shëndeti dhe jeta e popullatës. Këto masa të marra nga Qeveria besoj se do ndikojnë sado pak në një menaxhim më të mirë së bashku”, ka përfunduar Bajrami.

Çitaku: Liderët politik kanë dështuar ta menaxhojnë situatën e këtij virusi

Image
Fadil Çitaku

Kurse, infektologu Fadil Çitaku në bashkëbisedim me “Bota sot u shpreh se tërë liderët politik si pasoj e jo kompetencës në lidership kanë dështuar në menagjimin e këtij virusi.

“Mendimi im është se tërë liderët politik të vendeve të botës, si pasojë e jo-kompetencës në lidereship kanë deshtuar ta menagjojnë situatën e këtij virusu, këtë nuk bëjnë perjashtime as të gjitha qevertitë e Kosovës, të Shqipërisë, Maqedonisë”, ka përfunduar Çitaku.

Sadiku: Të presim efektin

Infektologu Izet Sadiku në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka thënë se  shpreson që masat e marra nga qeveria të ndikojnë në uljen e rasteve me Covid -19.

Image
Izet Sadiku

“Masta e marra nga Qeveria per parandalim të Pandemisë COVID19 shpresoj që do të ndikojnë në uljen e numrit të rasteve me COVID19”.

Tutje Sadiku ka shtuar se faktorë shumë i rëndesishëm për efektet e këtyere masave duhet të ketë mbikëqyrje rigoroze për respektimine tyre.

“Një faktorë shumë i rëndesishëm për efektet e këtyere masave duhet të ketë mbikëqyrje rigoroze për respektimine tyre, sepse morespektimi i masave të propozuara ka qenë njëri nga shkaqet e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19”.

Sipas tij për të pare efektin e këtyre masave duhet pritur 10-14 ditë për tu zvogëluar numri i rasteve.

“Për të parë efektine këtyre masvave duhet pritur edhe nja 10-14 ditë kur kjo duhet të reflektohej me zvogëlimin e numrit të rasteve me COVID19”, përfundoi Sadiku.

Tahiri: Nëse virusi vazhdon të përhapet Kosova do të përballet me mundësin e dhënies së ndihmës spitalore

Image
Ramush Tahiri

Analisti Ramush Tahiri në një prononcim për “Bota sot”u shpreh se masat e marra nga qeveria janë të nevojshme dhe duhet të bëhet përcjellje ditore e situates, sepse virusi po përhape në mënyrë të pa kontrolluar.

“Janë masa të nevojshme dhe duhet përcjellje ditore e situates, sepse pandemia po perhap virusin në mënyrë të pakontrolluar dhe nëse vazhdohet  ky trend, Kosova do të përballet me mos mundësinë e dhënies së ndihmes spitalore personave te prekur e që kërkohet të hospitalizohen e të shtrihen në spitale dhe atëherë as shpallja e gjendjës së jashtëzakonshme nuk do të ndihmonte”.

Sipas Tahirit pa maska nuk duhet të lejohet asnjë dalje.

“Pa maska nuk duhet të lejohet asnjë dalje si dhe ndalesat e çdo tubimi duhet të vazhdojnë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat