Mehmeti: Dosja për Thaçin është shumë e madhe, dhe akuzat ndaj tij janë serioze

Politika

Mehmeti: Dosja për Thaçin është shumë e madhe, dhe akuzat ndaj tij janë serioze

Nga: D.B. Më: 15 korrik 2020 Në ora: 13:42
Hashim Thaçi

Marrja në pyetje e presidentit Hashim Thaçit për tri ditë me radhë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, dhe që do vazhdoj edhe më pas, dëshmon faktin se prokuroria ka shumë dëshmi për Thaçin.

Kështu ka vlerësuar analisti politik, Faton Mehmeti i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se dosja për Thaçin është shumë e madhe dhe si e tillë ajo kërkon kohë për tu sqaruar.

Image
Faton Mehmeti

“Nga gjithë kjo mund të themi se akuza ndaj Thaçit është serioze, me presidentin që pritet shumë shpejt t'i konfirmohet aktakuza. Tri ditë marrë në pyetje është rast i rrallë Kjo pritet të pasoj me konfirmim të aktakuzës dhe dhënie dorëheqje nga Thaçi”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat