Mehazi: Thaçi mund të akuzohet e burgoset pas informacioneve të dhëna në Hagë

Politika

Mehazi: Thaçi mund të akuzohet e burgoset pas informacioneve të dhëna në Hagë

Nga: D.B. Më: 15 korrik 2020 Në ora: 15:51
Hashim Thaçi

Gjykata Speciale e Hagës nuk është gjykatë e korruptuar shtetërore si e Kosovës dhe shteteve tjera ballkanike, ajo i vë në peshore si duhet veprimet kriminele e vrastare e jo shkel e shko.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se shkuarjen e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale të Hagës, mund ta krahasojmë me të Limajt e Haradinajt, vetëm që shkuan, u intervistuan nga Specialja e Hagës dhe si më mirë u kthyen në Kosovë.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, të tillët jo që u liruan, por edhe merren si më parë me politikëbërje, andaj kështu do të ndodh edhe me Thaçin, i cili do intervistohet, një dy ditë-tre e do të kthehet si president i Kosovës.

“Gjykata e Hagës nëse e sheh të arsyeshme jo dy ditë, po një javë e më shumë mund ta ndalin Hashim Thaçin për të marrë informacione për torturat, kidnapimet e vrasjet e bëra në Kosovë. Intervistat janë parashtesa gjyqësore, që e kanë kuptimin e argumenteve para se të akuzohet, andaj nuk besojë se do ta burgosin Thaçin, por vetëm për të marrë informacione e asgjë me shumë. Sikur shkuarja në Hagë të ishte serioze për të Thaçi para se të shkonte në Hagë, do të ishte i detyruar të jepte dorëheqje nga presidenti i shtetit, por ai këtë nuk e bëri për shkak se e di se momentalisht s'është i rrezikuar nga kjo Gjykatë Speciale e Hagës. Thaçi mund të rrezikohet, akuzohet e burgoset pas informacioneve të dhëna në Hagë e kurrsesi gjatë intervistimit nga Gjykata Speciale e Hagës”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat