Shahu: Ideja për shkëmbim territoresh u riaktivizua nga Serbia përmes zëdhënësve shqiptarë

Politika

Shahu: Ideja për shkëmbim territoresh u riaktivizua nga Serbia përmes zëdhënësve shqiptarë

Nga: G.B Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:51
Fotografi ilustruese

Ish-këshilltari për Siguri i Donald Trump, John Bolton, ka folur sërish ka folur për idenë e ndryshimit të kufijve, duke thënë se Richard Grenell nuk e di se çka thotë kur deklaron se ideja ka qenë e tij.

Bolton ka thënë se ka qenë politikë e Administratës së SHBA-së që nëse udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pajtohen – të pajtohet edhe SHBA.

Se e kujt ishte ideja për shkëmbim territoreve, për gazetën Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu.

Sipas tij, kjo është ide e vjetër serbe, e riaktivizuar nga zëdhënës shqiptarë e serb.

“Ideja për shkëmbim territoresh mes shqiptarëve e serbëve, mes Kosovës e Serbisë është ide e vjetër serbe e riaktivizuar herë pas herë nga Serbia edhe përmes zëdhënësash shqiptarë të kësaj ideje”, është shprehur ai.

Image
Rexhep Shahu

Shahu thotë se kjo ide është sjellë nga çunat e Ballkanit, duke shtuar se askush jashtë Fuqive të Mëdha nuk mund të luajë me kufijtë.

“Aktualizimi i kësaj ideje është sjellë si deus ex makina nga Vuçiq, Thaçi, me përkrahjen e Ramës që të mbyllej goja e Shqipërisë, është sjellë si ide e çunave të rinj të Ballkanit, politikanëve trendy të Ballkanit të cilët harruan siç harrojnë shërbyesit se kufizojnë as nuk vendosen e as nuk lëvizin nga ballkanasit, por janë Fuqitë e Mëdha më në krye Amerikën që i kanë vu e i vënë kufijtë, askush jashtë Fuqive të Mëdha nuk ka fuqi të luajë me kufijtë”, ka vlerësuar ai.

Ai thotë se kjo çështje po përdoret për lajme por të gjithë do t’i biejnë fyellit në një vrimë.

“Borrelli dhe gjithë zyrtarët e radhës që shërbejnë në BE, e përdorin çështjen e kufijve të Kosovës e të shkëmbimit të territoreve se nuk kanë çfarë bëjnë, e përdorin për lajme, për konsum ditor nga pafuqia me vendos zgjidhje dhe me diktua zgjidhje sepse vet BE nuk bëhet në një mendje. Pra mendoj se të gjithë i bien fyellit në një vrimë, të gjithë artikulojnë teza serbe edhe në gjuhen shqipe për shkëmbime territoresh e zhvendosje kufijsh mes shqiptarëve e serbëve”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat