Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” nuk është shprehur optimist për takimin e së enjtes që do të zhvillohet ndërmjet kryeministrit të vendit, Avduallah Hotit dhe atij serb, Aleksandër Vuçiqit.
“Takimi i nesërme ndërmjet Hotit dhe Vuciqit nuk pritet të sjell ndonjë gjë të re, vetëm sa për të bërë foto që do i shërbenin BE për të theksuar rolin e saj në këtë proces”, ka potencuar ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, Mehmeti ka shtuar se deri tani nuk ka pasur rezultate në takimet e udhëhequra nga BE-ja.
“Nuk kemi arsyeje për të besuar se këtë radhë ky takim do jetë ndryshe, kur deri tani s`ka dhënë rezultate nën mbikëqyrje të BE.E shoh të dëshiruar këtë takim sa i përket përmbajtjes, ose thëne më mirë rezultatit”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.