Ekskluzive: Flet për “Bota sot”, këshilltari i kryeministrit Hoti - jep detajet e fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi - Bota Sot
Ekskluzive: Flet për “Bota sot”, këshilltari i kryeministrit Hoti - jep detajet e fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Politika

Ekskluzive: Flet për “Bota sot”, këshilltari i kryeministrit Hoti - jep detajet e fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 15 korrik 2020 Në ora: 22:35
Avdullah Hoti

Të dielën kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiҫ rinisën takimin në mënyrë virtual. Megjithatë, një takim tjetër direkt pritet të mbahet këtë të enjte në Bruksel.

Zyrtarët e Bashkimit evropian vazhdimisht po bëjnë thirrje që sa më parë të ketë një marrëveshje finale ndërmjet dy vendeve, që do t’i kontribuojë Ballkanit dhe gjithë Evropës në normalizimin e marrëdhënieve.

Pavarësisht, thirrjes për normalizim marrëdhëniesh, a po kërkojnë zyrtarët e BE-së edhe një marrëveshje që do të përfundojë me njohjen e shtetit të Kosovës, apo kërkojnë vetëm marrëveshje finale?

Image
Valon Murtezaj

Se zyrtarët e BE-së janë të interesuar për një marrëveshje finale, e konfirmon edhe Profesori në Universitetin presitigjioz të Parisit, Valon Murtezaj. Murtezaj që është edhe këshilltar i kryeministrit Hoti për Politikë të Jashtme, thotë se në këtë marrëveshje finale duhet të jetë njohja e Kosovës dhe këtë e ka bërë të qartë edhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Po, zyrtarëve të BE-së ju intereson të arrihet marrëveshja finale, dhe në këtë marrëveshje finale duhet të jetë njohja e Kosovës, dhe do të jetë njohja e Kosovës. Kryeministri Hoti e ka bërë të qartë që për Kosovën njohja është në qendër të dialogut dhe ky është qëllimi madhor i Kosovës në këtë dialog”, thotë profesor Murtezaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat