Kush e thotë se Thaçi më tepër ishte dëshmitar se sa i akuzuar në Hagë?

Politika

Kush e thotë se Thaçi më tepër ishte dëshmitar se sa i akuzuar në Hagë?

Nga: A.M. Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:54
Hashim Thaçi

Pas përfundimit të intervistimit katër ditor të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, e ka theksuar për “Bota sot” se më mirë që ai ka folur dhe nuk është mbrojtur në heshtje.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë Thaçi ka sqaruar ato që i ka ditur për temat të cilat është ngarkuar   në propozim aktakuzë.

“Më mirë që ka fol dhe ka sqaruar para prokurorisë të gjitha që i ka ditur për luftën  dhe për temat me të cilat është ngarkuar në propozim aktakuzë”, ka potencuar Burjani.

Gjithashtu, ai është shprehur se tash varet shumë nga prokuroria  se për çka është interesuar dhe për çka kanë pasur dilema a po dyshim.

“Intervistimi i gjatë i ka ndihmuar shumë atij që të sqaroj situata që din dhe ato që nuk din, meqenëse ky ishte krah politik i UÇK dhe negociator në dialogun ndërkombëtar, tash varet shumë nga prokuroria  se për çka është interesuar dhe për çka kanë pasur dilema a po dyshim.

Thaçi, më tepër ishte dëshmitar se sa i akuzuar në këtë intervsitim”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat