Joe Biden përkrahë Kosovën në dialogun me Serbinë

Politika

Joe Biden përkrahë Kosovën në dialogun me Serbinë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 korrik 2020 Në ora: 12:03
Joe Biden

Kandidati për president të SHBA-ve nga Partia Demokratike, Joe Biden ka komentuar fillimin e dialogut Kosovë – Serbi. Por, si komentohet kjo? A do të përshihet dialogu Kosovë-Serbi në Zgjedhjet presidenciale në SHBA?

Tashmë dialogu Kosovë-Serbi ka filluar zyrtarisht pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Avduallah Hotit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Rifillimin e dialogut e ka mirëpritur edhe Kandidati për president të SHBA-ve nga Partia Demokratike, Joe Biden. Vendimin për rifillimin e dialogut, Biden e ka quajtur e ka qujatur një hap i rëndësishëm për rajonin.

Gjithashtu, ai ka kritikuar administratën e presidenti aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për takimin e anuluar në qershor, pasi që “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë”.

Ekspertët shprehn se Kosova është pjesë e agjendës së Amerikës dhe se duhet me qenë me rëndësi ruajtja dhe kultivimi i raporteve dhe miqësisë së mirë.

“Asgjë nuk bëhet për Kosovën pa Amerikën”

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se pavarësisht zhurmave e gjithë zhvillimeve në Europë, asgjë nuk bëhet për Kosovën pa Amerikën.

Image
Rexhep Shahu

“Kosova është e përfshirë ne gjithë agjendat amerikane sepse Kosova është një shtet që e çliroi Amerika, e pavarësi Amerika, u njoh nga mbi 100 shtete të botës falë njohjes Amerikane, tani do të zërë vend në karrigen e saj në OKB me përkrahje amerikane. Amerikanët e dinë se kanë edhe këtë punë për të bërë me Kosovën. Pavarësisht zhurmave e gjithë zhvillimeve në Europë, asgjë nuk bëhet për Kosovën pa Amerikën”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Shahu ka komentuar deklaratën e Biden, kurse për Trumpin thotë se e ka ngrite në nivel të lartë çështjen e Kosovës.

“Ndaj kandidati demokrat në Amerikë e din se kjo është punë për tu bërë me Kosovën dhe e pohon. Presidenti aktual e ka ngrite në nivel të lartë çështjen e Kosovës derisa caktoi emisar special për Kosovën”, ka potencuar Shahu për “Bota sot”.

“Ndaj Kosovës dhe shqiptarëve SHBA ka projekt nacional e jo partiak”

Ndërkaq, Leon Duhanaj, analisti politik, ka thënë për “Bota sot” se ndaj Kosovës dhe shqiptarëve SHBA ka projekt nacional e jo partiak.

Image
Leon Duhanaj

“Tema Kosova, përsa i përketë politikës së brendshme amerikane, nuk është vendimtare. Megjithatë nuk është edhe pa ndikim, duke patur parasysh ndikimin e lobit shqiptarë në Amerikë. Në anën tjetër, duhet pas parasysh se është garë zgjedhore dhe, natyrisht që si e tillë, nga kandidatët shfrytëzohet çdo mundësi për të përfituar mbështetës, përkatësisht vota shtesë. Për mendimin tim, ne si popull shqiptarë, e posaçërisht politika shqiptare gjithandej, kur është në pyetje Amerika, nuk duhet të prononcohemi edhe aq fortë. Ndaj Kosovës dhe shqiptarëve SHBA ka projekt nacional e jo partiak. Në ketë kontekst, për ne duhet me qenë me rëndësi ruajtja dhe kultivimi i raporteve dhe miqësisë së mirë. Shqiptarët e Amerikës, janë shumë të organizuar dhe, shumë të vetëdijshëm për kënd të votojnë. Nuk e kanë nevojën e interferimit apo sugjerimeve nga atdheu”, ai ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se politika konservative amerikane është tradicionalisht me e favorshme për ne.

“Ne shqiptarët, duke u bazuar nga disa kundërshti të shteteve tjera me Presidentin Trump, paksa jemi zgjatur si shumë në dritare, duke u bërë pjesë e kundërshtarëve dhe kritikëve të tij pa e patur as me të voglën arsye. Mos t'i harrojmë edhe prononcimet para se ai të zgjidhej President ku disa politikan shqiptarë e cilësonin si rrezik për paqen në botë! Një gjë duhet ta kemi parasysh ne shqiptarët, se politika konservative amerikane është tradicionalisht me e favorshme për ne. Natyrisht që kemi disa lidhje emocionale me kohen e luftës, por në raportet afatgjata, republikanët kanë qenë dhe mbeten me të çartë në mbështetjen për kombin shqiptarë”, ka theksuar Duhanaj për “Bota sot”.

“Ne nuk duhet të marrim anë, por as të hamendësojmë që mund t'i ndikojmë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA. Mos harroni se ishte administrata Obama e cila e pati nxjerrë agjendën e Kosovës totalisht nga orbita dhe shumë probleme të cilat sot i ka bota, janë rezultat i internacionalizmit të tij. Shqiptaro-amerikanët do të dinë me së miri ta bëjnë zgjidhjen e duhur, për ketë nuk e kam asnjë dyshim. Neve na mbetet, t'i kryejmë detyrat tona, në të cilat ruajtja e raporteve të shëndosha me Amerikën është në prioritetet bazë”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat