“Dialogu Kosovë-Serbi është pjesë e agjendës së SHBA-së”

Politika

“Dialogu Kosovë-Serbi është pjesë e agjendës së SHBA-së”

Nga: A.M. Më: 21 korrik 2020 Në ora: 21:07
Hoti, Borrell dhe Vuçiq

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Vata, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga pikat e nxehta të gjeopolitikës në botë.

“Dialogu Kosovë Serbi është një çështje jo vetëm e dy shteteve, por e rajonit dhe një nga pikat e nxehta të gjeopolitikës në botë.

Ballkani perëndimor, që nga rënia e regjimeve diktatoriale, ka pa kah perëndimit, një qasje e re e vonuar prej dekadash për shkak të ndikimit të regjimeve komuniste si ajo e Rusisë dhe e Kinës, që e la Ballkanin në konflikt ë përjetshëm, ne dasi, të varfër dhe të izoluar dhe një vend ku në çdo moment mund të linde një konflikt për shkak të mërive të vjetra.

Kjo ka qenë një politikë vrastare për rajonin, ku fuqitë e mëdha për interesa të tyre ndiznin konflikte duke shfrytëzuar mërite e vjetra, ndarjet fetare apo dhe pjesët territoriale, kombësitë e vendeve apo flamuj e tyre, sa në dy dekadat e fundi patëm dhe luftën më të përgjakur që ka pa rajoni ndonjë herë, Kosova pëson dyndjen masive të popullatës, vrasjen masive, përdhunime dhe mijëra viktima nga diktatori gjakatar, Sllobodan Millosheviç”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Vata është shprehur se vende evropian në lidhje të ngushta me lindje ende se kanë njohur Kosovë, vazhdojnë të jenë ngatërrestarë të çështjeve të Ballkani, thjesht dhe vetëm për interesat e tyre ekonomike dhe gjeopolitike.

“Kjo mjafton të kuptohen problemet që ka Ballkani, dhe ndonëse prej dekadash ka një qasje perëndimore për rajonin dhe disa janë dhe anëtarë të NATO-s si Shqipëria, serish qasja e lindjes është prezent dhe provokon herë pas here konflikte dhe tani shkëndija e konflikti është Serbi Kosovë dhe mbahet pezull dialogu nga tërheqja dhe shtyrja që bëjnë fuqitë e mëdha të interesit në rajon.

Por tani politika është në një plan në katër polarë, SHBA, BE, dhe lindja, Kina dhe Rusia që kanë vijuar të fusin hundët në problemet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe kjo tërheqje e le rajonin larg integrimit zhvillimit ekonomik, dhe kjo betejë ka një më shumë se një shekull që vazhdon që nga ndarja e padrejtë e territoreve shqiptare, ku pjesa me e madhe e shqiptarëve është jashtë territorit zyrtarë të Shqipërisë, që ekzistoi fal ndërhyrjes së SHBA-së. Edhe vende evropian në lidhje të ngushta me lindje ende se kanë njohur Kosovë, madje vazhdojnë të jenë ngatërrestarë të çështjeve të Ballkani, thjesht dhe vetëm për interesat e tyre ekonomike dhe gjeopolitike”, ka potencuar Vata për “Bota sot”.

Për më tepër, ai shprehet se Serbët nuk u kanë sjellë probleme vetëm shqiptarëve, pro të gjithë rajoni.

“Armiq tanë nuk janë serbë, por politikanët që trashëgojnë regjimin e Sllobodanit, janë ata që vazhdojnë të ndërsejnë konfliktin. Serbët i kemi patur fqinjë për jetë, jemi ngërdheshur me ta, kemi dhe bashkëpunime, por interesat e mëdha na e kanë gjetur Serbinë si kundërshtarë për t’u ndeshur dje lënë rajonin ngrehir, e jo në paqe.

Serbët nuk u kanë sjellë probleme vetëm shqiptarëve, pro të gjithë rajoni, dhe vazhdojnë të jenë sofra ku miq e tyre të lindjes dhe armiq tanë e kanë si shesh për të trasur rajonin.

E me gjithë padrejtësitë, SHBA dhe BE ishte ajo që i solli një faqe të re shqiptarëve në rajon, vetë Ballkanit Perëndimor, sepse i dha një shtet të pavarur rajoni, pra Kosova mori pavarësinë, por ka një çengel që e mbanë të lidhur, siç është dialogu me Serbinë.

Serbët dhe shqiptarët janë dy popullsitë më të mëdha në rajon dhe pa paqen e tyre nuk do të ketë paq rajoni, nuk do të këtë përparim ekonomik dhe integrim evropian”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Vata shton se kursi i SHBA-së është Ballkani Perëndimor në BE dhe vende në aleancë e NATO një korridor i ri që i bashkohet Europës perëndimor, pra jo vetëm, Joe Biden por edhe president Donald Trump ka të njëjtën qasje.

“Kjo është një formulë e ditur, por qasjet e mëdha ndryshojnë edhe nga zgjedhja e liderëve të rinj, siç është presidenti i SHBA-së e në këtë rast Joe Biden që ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi jo vetëm për qasje elektorale se atje ka miliona shqiptarë por si qasje strategjike në rajonin e Ballkanit, sepse SHBA është e vendosur që ku rajon ti bashkohet Europës si vende europiane në paqe dhe të bashkua në një botë ku mbizotëron paqja.

SHBA nuk ka ndryshuar asnjë herë kurrë për shqiptarët, madje dhe për rajoni, sepse ata e dinë që popujt e Ballkanit kanë vuajtur nga regjimet, diktatura dhe vazhdojnë edhe sot të vuajnë pikërisht prej qasjeve politike që vijnë nga e shkuara, nga politika e vjetër në rajon që nuk është shkëputur nga regjimet.

Pra kursi i SHBA-së është Ballkani Perëndimor në BE dhe vende në aleancë e NATO një korridor i ri që i bashkohet Europës perëndimor, pra jo vetëm, Joe Biden por edhe president Donald Trump ka të njëjtën qasje.

SHBA zgjedh presidentë në fund të çdo mandat, por nuk ndryshon kursin për Ballkanin.

Pra dialogu, Kosovë Serbi është pjesë e agjendës së SHBA-së, në politikën e madhe të saj, dhe kjo tregon edhe një herë seriozitetin dhe këmbënguljen për të sjellë paqen në rajon dhe patjetër që është një pikë e fort që mund të jetë edhe pjesë e debati politik elektoral”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat