Haradinaj: Nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, Amerika nuk ka si kyçet

Politika

Haradinaj: Nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, Amerika nuk ka si kyçet

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 21:40
Takimi Hoti-Vuçiq

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se i ka shprehur disa brenda në lidhje me këtë dialog tek partnerët e koalicionit.

Ai tha se është kundër që Kosova të vazhdojë pa kornizë kohore dhe paqartësi në dialog.

“Premtimi për një mos marrje ose mos lobim për njohje deri në takim i bije si mos nxitje e konflikteve diplomatike diku deri në ngjarje, pra është një lloj armëpushimi deri në takim, të them të drejtën ka logjikë ai premtim para takimit në Amerikë që ndoshta është menduar që do të arrihet një marrëveshje, por nuk ka logjikë me vlejte ai premtim për procesin Borell-Lajcak”.

“Ai premtim ka vlejtur për një samit në Amerikë, në Uashingon, sipas bindjes sime edhe sipas ministres së jashtme zonjës Meliza Haradinaj, Kosova nuk është në obligim për shkak se ky premtim ka vlejtur vetëm për samitin në Uashington, ky premtim nuk vlen për një proces pa një kornizë të qartë kohore”.

“Kam shprehur mendimin tim para kryeministrit Hoti dhe Mustafës se i kam dy shqetësime për dialogun, i pari ka të bëjë me aspektin kohor, pra dinamikën kohore, pra unë i kam dhënë përkrahje në parimet e integritetit territorial, karakterit unitar të shteteve, të mos ndryshueshmërisë së kushtetutshmërisë dhe mendoj se janë parime të qëndrueshme, por ajo që më shqetëson është që Kosova të pranojë edhe një herë një proces sikur që e kemi pasur dikur, politiko-teknik të takimeve të kohë-pas kohshme të temave që i gjejmë në të cilat Serbia përfiton se i hapë kapitujt, e ne e shohim si qyqanë si Kosovë”.

“Unë jam kategorikisht kundër pra që Kosova të vazhdojë pa kornizë kohore, pa qartësi në dialog. Unë i kam shprehur mendimet e mija të Hoti që duhet bërë kujdes, mos me e humbë mundësinë e një dialogu të udhëhequr nga Amerika me një marrëveshje që vjen me një afat kohor të pranohet, të dorëzohet në dialogun tek Borrelli dhe Lajcaku që kanë kohë, sepse Evropës nuk i ngutet”.

Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se dinamika kohore e BE-së është tepër e disfavorshme për ne.

“Hoti dhe Mustafa duhet ta bëjnë një hap prapa në obligimet që i kanë marrë të tilla. Nuk mund të vazhdojnë me një agjendë pa kornizë kohore, pa qëllime konkrete, që është prej temës në temë”.

“Ne nuk jemi kundër rolit të BE-së në dialog, por dinamika kohore e BE-së është tepër e disfavorshme për ne, vetëm ia lehtëson Serbisë hapjen e kapitujve për të shkuar drejt BE-së, në na mbanë ashtu siç na ka mbajtur deri tani, as liberalizimin e vizave nuk na e ka dhënë”.

“Unë nuk shoh arsye pse kryeministri Hoti duhet të kujtoj që e ka përkrahjen e Kosovës për një proces të tillë, përkrahjen time nuk e ka, unë jam anëtar i koalicionit, nuk e ka përkrahjen për një proces të tillë të stërzgjatur për kthim në procese gjysmë politike, gjysmë teknike, për pallavra të tilla nuk e ka përkrahjen”.

I pari i AAK-së theksoi se LDK po mendon se po e merr dialogun duke besuar se është një pasuri me të cilën ti i bën do “syreta” dhe të respektojnë.

“LDK është duke bërë diçka që e bënte edhe zotëri Thaçi, po e merr dialogun duke besuar se është një pasuri e caktuar politike me të cilën ti i bënë do syreta dhe të respektojnë, është gabim total, Thaçi ia ka humbur disa vite Kosovës dhe shiheni si kemi mbetur, LDK-ja po e përvetëson dialogun, pra Hoti, Skender Hyseni, shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti në takim me Vuqicin, pa marrë dikë që din më shumë”.

Haradinaj tha nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, Amerika nuk ka si kyçet.

” Çështja e parë ka të bëjë me dinamikën kohore, po u them qytetarëve të Kosovës, popullit të Kosovës, nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, Amerika nuk ka si të kyçet”.

“Ne jemi duke e bërë të pamundur të marrim rol, të kryejmë punë, ne po shkojmë me dinamika të Evropës që janë shumë të ngadalshme, që mund të na mbajnë 100 vite kështu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat