Pro apo kundër ndërtimit të Xhamisë në Prishtinë?

Politika

Pro apo kundër ndërtimit të Xhamisë në Prishtinë?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 korrik 2020 Në ora: 22:10
Xhamia Qendrore

Fillimi i ndërtimit të xhamisë në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës ka sjellë pakënaqësi tek disa qytetarë, të cilët edhe organizuan një protestë gjatë kësaj të mërkurë.

Në këtë ndërtim që thuhet se kap shifrën afërsisht 35 milionë euro, të cilët janë investim i Fondacionit të Dijanetit të Turqisë, kjo duke e bërë këtë ndërtim të kundërshtohet edhe për këtë arsye. Në këtë fazë të pandemisë, kur humbjet janë të mëdha, ku njerëzit po humbasin parat e tyre të shpenzohen mbi 35 milionë më duket krejtësisht e panevojshme dhe luks.

Personalisht nuk jam kundër xhamisë, por në këtë fazë jam për dy arsye: së pari gjendja e rëndë sociale, këto pare do të mund të kenë më tepër ndikim nëse investohen në çerdhe, qendra rinore për të rinjtë, fusha sportive. Dhe tjetra ka të bëj me investimin e saj, pikërisht nga Turqia e Erdoganit.

Erdogani jo rastësisht ka zgjedhur Ditën e puçit ushtarak në Turqi për të nisur ndërtimin e xhamisë në Prishtinë. Kjo është politikë e tij për të shtrirë ndikimin edhe në Kosovë, të cilën më tepër e krahason si provincë turke se si shtet shqiptar.

Derisa Turqia në Serbi investon në zhvillim të fabrikave, të vendeve të punës, tek ne jep para për xhamia, për të pasqyruar para botës fuqinë dhe ndikimin e saj. Prandaj, në këtë fazë dhe mënyrën si po bëhen, personalisht jam kundër ndërtimit të xhamisë.

S’jam kundër xhamisë, por për arsyet që i ceka më lart, besoj se në këtë moment dhe mënyra si po bëhen nuk është në interes të vendit. Kosova, edhe ashtu ka xhami më tepër së kushdo tjetër në rajon, nuk është e domosdoshme një gjë e tillë.

Kemi nevojë që Turqia të na ndihmojë në hapjen e vende të punës, në ndërtimin e fabrikave, xhamitë nuk sjellin punësim, edhe ashtu s’ka çfarë të duhet xhamia kur të rinjtë ikin jashtë vendit. Në nuk jemi provincë e Turqisë, por Dardani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat