Juristi më fjalë të mëdha për kryeministrin Hoti: Po del të jetë një ekspert i madh!

Politika

Juristi më fjalë të mëdha për kryeministrin Hoti: Po del të jetë një ekspert i madh!

Nga: N. H Më: 22 korrik 2020 Në ora: 23:11
Avdullah Hoti

Juristi dhe njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, ka folur për mënyrën se si është duke u qeverisur Kosova, nga Qeveria Hoti.

Ai është i mendimit se shefi i qeverisë aktuale, Avdullah Hoti, po tregohet një ekspert për çështjet me të cilat është duke u ballafaquar vendi.

“Deri më tash vetëm kryeministri po del të jetë ekspert, dhe i përgatitur për çështjet aktuale, dhe Armend Zemaj si dhe Hykmete Bajrami. Tjerët duken të jenë si në pushim vjetor, kjo qeveri vetëm këta tre emra identifikohet, sidat janë të mëdha më e madhja është ekonomia, sektori i arsimit, tash ka një proces degradues që e ka bë Agjencia për Akreditim ndaj sektorit privat të cilën skajshëm e diskriminon, krahasuar me sektorin publik të arsimit që i ka bankat që nga viti 1975 e sektori privat i ka kushtet me qindra herë më të mira e nuk i akreditojnë ose së paku kjo po kuptohet si luftë kundër sektorit privat të arsimit përderisa pa investime dhe me probleme të mëdha mbahet më parë të popullit sektori publik”, ka thënë Burjani.

Tutje, Burjani shpreh kritika edhe për mënyrën se si po bëhen akreditimet institucional me kushtet të tilla.

“Është vështirë barra që i jepet qytetarëve për të investuar me paranë e tyre në sektorin publik të arsimit që zakonisht nuk ka investime fare në kushtet teknik të universiteteve publike, si mund të bëhet akreditimi institucional me kushtet të tilla në universitetet publike e të zhvillojnë luftën kundër sektorit privat me kusht qindra herë më të favorshme”, ka thënë Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat