Kujt ia “fali” postin e Koordinatorit që tash e mbanë Skënder Hyseni, ish-kryeministri Ramush Haradinaj?

Politika

Kujt ia “fali” postin e Koordinatorit që tash e mbanë Skënder Hyseni, ish-kryeministri Ramush Haradinaj?

Nga: A.SH Më: 23 korrik 2020 Në ora: 15:07
Ramush Haradinaj

Skënder Hyseni, ditë më parë është emëruar nga Kryeministri Avdullah Hoti si koordinator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë, ka pas reagime të shumta përderisa Hyseni nuk mban ndonjë post zyrtar.

Ndërsa sot do të mbahet vazhdimin i bisedimeve në Bruksel, ku tashmë Hyseni ka zhvilluar edhe një takim me ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak.

Në lidhje me këtë, juristi, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, me emërimin e tij kryeministri Hoti ndoshta ka nevojë për përkthyes të marrëveshjes eventuale.

“Koordinatori Hyseni është përkthyes me përvojë, dikur përkthyes i Ibrahim Rugovës, pastaj i avancuar në kohën e UNMIK, këshilltar i Rugovës, dhe më vonë i avancuar në ministër të MPJ. Zoti Hoti ndoshta ka nevojë për përkthyes të marrëveshjes eventuale, kjo çështje e tij, ky post është mbajt më herët nga një inxhinierë, pastaj në kohën Ramushit nga një njeri që nuk dihej kush është e as çfarë profesioni, si zakonisht Ramushi është i njohur për falje të posteve kot, tash ka falë postin e ministrit të MPJ”, ka thënë Bujrani.

Image
Blerim Burjani

 

Ai shton se roli i koordinatori nuk është asnjëherë i qartë, dhe se ky post nuk i ka takuar asnjëherë ndonjë profesionisti për marrëdhënie ndërkombëtare dhe në këtë rast Hyseni i bie të jetë koordinator partiak.

“Roli i koordinatorit kurrë nuk ishte i qartë përveç ishte post politik në rang të njëjtë me pagesë të një ministri, koordinatori jo rrallë ishte një mesengjer i kryeministrit apo presidentit për dialog, zakonisht ky post nuk i ka takuar asnjëherë ndonjë profesionisti për marrëdhënie ndërkombëtare, koordinatori ka rol teknik koordinues me ekspertët të cilët Hoti pritet t’i ketë të partisë së tij, së bashku me dy asistentë të koordinatorit. Unë mendoj që Hoti ka të drejtë të ketë gjithsesi ekspert në grupin punues e jo koordinator partiak, por kjo është çështje e vendimit të kryer nga Hoti. Pra, ky është akt i kryer i kryeministrit. Ai mban përgjegjësi si për mirë po ashtu edhe për gjëra tjera”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat