Hoti nuk i konsultoi për emërimin e Hysenit, Krasniqi tregon arsyet pse AAK dhe Nisma nuk mund ta prishin koalicionin

Politika

Hoti nuk i konsultoi për emërimin e Hysenit, Krasniqi tregon arsyet pse AAK dhe Nisma nuk mund ta prishin koalicionin

Nga: G.B Më: 23 korrik 2020 Në ora: 15:18
Avdullah Hoti

Skënder Hyseni është emëruar nga Qeveria Hoti Koordinator për Dialog.

Por, emërimi i tij i bërë nga kryeministri Hoti, nuk është konsultuar me partitë e koalicionit, AAK-në dhe Nismën, e as nuk janë njoftuar për këtë emërim.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo është një praktikë që kryeministri të mos i konsultojë partitë dhe ato nuk e prishin koalicionin, pasi në rast të zgjedhjeve, njëra mund të mos e kalojë pragun e tjetra mund të pësojë rënie drastike.

Image
Islam Krasniqi

“Kjo është një praktikë që kryeministri nuk konsultohet me partitë e koalicionit lidhur me emërimet politike apo veprimet e tij. Kryeministri Hoti ka mbushur kabinetin me këshilltarë dhe ekspertë nga partia e tij duke i lënë nën hije AAK-në dhe NISMA-n të cilat janë të detyruara që të heshtin karshi këtyre veprimeve pasi që rast prishjes së qeverisë, vendi është i detyruar të shkojë në zgjedhje dhe njëra parti s'mund të kalojë pragun, gjersa tjetra mund të ketë rënie drastike”, ka vlerësuar Krasniqi.

Sipas tij, emërimi i Hysenit është sa për t’i dhënë një pagë, derisa shton se Hoti nuk është marrë aspak me Haradinajn dhe Limajn, të cilët i konsideron vetëm numra në qeveri.

“Emërimi i z.Hyseni si koordinator është vetëm sa për t’i dhënë një pagë mujore dhe mos ta lënë pa punë, asgjë më shumë, pavarësisht asaj që sot ka takim në Bruksel. Z. Haradinaj dhe z.Limaj kanë reaguar lidhur me përzgjedhjen e koordinatorit të bisedimeve, lidhur me mos konsultimin apo njoftimin për këtë koordinator, mirëpo z. Hoti as që u merr me ta duke ju thënë se askënd nuk e lejon të përzihet në punët e tij, që na bën të kuptojmë së këto parti i ka vetëm sa për numra, asgjë më shumë”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat