VV dhe PDK “bllok” Hotit, Haziri tregon mbështetjen e fortë të kryeministrit

Politika

VV dhe PDK “bllok” Hotit, Haziri tregon mbështetjen e fortë të kryeministrit

Nga: BS Më: 23 korrik 2020 Në ora: 19:19
Avdullah Hoti

Me ftesën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë është mbajtur forumi i liderëve për dialogun Kosovë-Serbi, por që është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

E lidhur me bojkotin e opozitës ndaj kryeministrit Hoti, për gazetën “Bota Sot” ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

“Mendoj se nisma e kryeministrit Hoti që përmes forumit të liderëve, të arrihet një unitet dhe konsensus politik lidhur me procesin e bisedimeve më Serbinë në Bruksel, ka qenë dhe është një veprim i duhur dhe i nevojshëm në këtë kohë të polarizimeve të skajshme të skenës politike, por edhe për shkak të ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për presidentin e venit z. Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, z. Veseli, që natyrisht ka impakt në situatën politike të vendit dhe në funksionimin e institucioneve shtetërore”, thotë Haziri për “Bota Sot”.

Image
Nexhat Haziri

 

Haziri e quan të pakuptimtë dhe të paarsyeshme bojkotin e Vetëvendosjes dhe PDK-së.

“Ndërsa bojkotimi që po i bëhet kryeministrit Hoti nga opozita LVV dhe PDK, është e pakuptimtë, dhe pa asnjë arsyeje, dhe kjo thjeshtë po bëhet për shkak të protoganizmit politik, inate politike, pse Avdullah Hoti, e jo Albin Kurti apo dikush nga PDK-ja. Unë pres që në ditët e ardhshme LVV-ja t’i shpeshtoj kritikat në adresë të kryeministrit Hoti, me një retorike të ashpër ashtu siç karakterizohet vet LVV-ja, e cila nuk e ka hallin se gjoja bisedimet nuk po shkojnë mirë apo pse mund t’i duken që nuk po shkojnë në favor të Kosovës, por halli i tyre është që edhe kësaj here lideri I tyre z. Kurti po mbetët në periferi të proceseve të rëndësishme, mbase historike për Kosovën, dhe mos pasja rol në këtë procese po e mundon LVV-në dhe vet z. Kurtin. Ndërsa PDK-ja, do të relaksohet në ditët në vazhdim dhe nuk pres ndonjë retorik të ashpër ndaj kryeministrit Hoti, për arsye se ky subjekt politik gjithnjë ka mbështetur dhe ka qenë pjesë e procesit të bisedimeve me Serbinë”, shprehet Haziri.

Më tej, analisti Haziri thotë së kryeministri Hoti e ka mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve ndërkombëtar për dialogun me Serbinë.

“Se a do t’i mbijetoj kryeministri Hoti një opozitë numerikisht të fort në Kuvendin e Kosovës që përbëhet nga LVV-ja dhe PDK-ja, mendoj se kjo opozitë nuk paraqet kurrfarë rreziku për kryeministrin Hoti dhe qeverinë e koalicionit, për shkak se është një opozitë që përbehet nga dy parti politike të cilat kanë një hendek të madh mospajtimesh dhe koncepte diametralisht të kundërta për shumë çështje në vend, dhe avantazhi i kryeministrit Hoti është se ka një mbështetje e cila po vije çdo ditë duke u rritur nga partnerët ndërkombëtar si nga ata evropian po ashtu edhe nga SHBA-të, dhe kjo mbështetje vije si rezultat i lidershipit që po tregon kryeministri Hoti jo vetëm në procesin e bisedimeve me Serbinë, por edhe në qeverisjen e vendit”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat