Kosovës i duhet një ministër i denjë i Punëve të Jashtme, e jo një njeri formal

Politika

Kosovës i duhet një ministër i denjë i Punëve të Jashtme, e jo një njeri formal

Nga: D.B. Më: 23 korrik 2020 Në ora: 19:47
Ministria e Punëve të Jashtme

Është e tmerrshme gjendja se ku ka rënë  politika e jashtme e Kosovës, kur dihet se vendi nuk ka ministër të Punëve të Jashtme. Kosova nuk ka ministër të Punëve të Jashtme, dhe për këtë ka vendosur  një njeri formal për të graduar njerëz partiak.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani i cili për gazetën “ Bota sot’ ka thënë se për një post të tillë kërkohet një ministër i denjë, një personalitet kredibili ndërkombëtar,njohës i mirë i politikes regjionale dhe ndërkombëtare.

Image
Blerim Burjani

"E them këtë pasi  AAK nuk është fare serioze në temën e përcaktimit për njeriun që do të udhëheq një dikaster jashtëzakonisht serioz sikur që është Ministria e Punëve të Jashtme-MPJ. Tash ka filluar edhe dialogu por s’ka njeri profesional që ka lidhje të mëdha ndërkombëtare me shumë diplomat e me shumë OJQ ndërkombëtarë e regjionale dhe globale.Pra në këtë post, për Ministër të Punëve të Jashtme, kërkohet një personalitet kredibili ndërkombëtar , njohës i mirë i politikes regjionale dhe ndërkombëtare. Në këtë çështje s’ka seriozitet dhe s’kemi çfarë të flasim. Ramushi dikur kishte bërë një ministër kimist që udhëhoqi drejtësinë si shtyllë kryesore e rendit dhe ligjit , Tash s’kemi çfarë të flasim më tutje për këtë çështje. Është për të ardhur keq që nuk kemi ministra kompetent për dikaster kompetent, njerëz kredibil profesional dhe të përgjegjshëm”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat