Zhvillimet dramatike: Ja çfarë ndodhë pas kërcënimit të Haradinajt ndaj Hotit, kjo pritet nga PDK

Politika

Zhvillimet dramatike: Ja çfarë ndodhë pas kërcënimit të Haradinajt ndaj Hotit, kjo pritet nga PDK

Nga: BS Më: 23 korrik 2020 Në ora: 22:16
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës, pasi është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ani pse në koalicion me LDK-në, Haradinaj ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i bëri ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksandër Vuciç.

“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, është shprehur Haradinaj duke shtuar: “Ja kam thënë zyrtarisht. I kam dërguar edhe shkresë ku i kemi bërë vërejtjet. Nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përballë takimit me Aleksandër Vuciçit ku kishte përvojën e parë dhe duke lënë jashtë takimit Selim Selimin”, deklaroi Haradinaj.

E lidhur më këto zhvillime dramatike në skenën politike në Kosovë, për gazetën “Bota Sot” ka folur analisti politik, Fatmir Bajraj.

Sipas tij, kryeministri, Avdullah Hoti është konsistent dhe i pa lëkundur në përgjegjësitë shtetërore.

“Dialogu politik i Brukselit dhe qartësia dhe qëndrimi i Kryeministrit Hoti karshi këtij dialogu, sikur ka befasuar Brukselin dhe Serbinë, por jo më pak të "befasuar" duken edhe disa n'Prishtinë dhe jo vetëm n'Prishtinë. Ata të cilët deri dje kritikonin Hotin për anashkalimin e Brukselit dhe favorizimin e Uashingtonit, sot e kritikojnë qasjen e Kryeministrit Hoti ndaj dialogut të Brukselit, për arsyet ma banale dhe për motive pushtetit duke dëmtuar kështu pozicionin e Kryemnistrit Hoti n'dialog me Serbinë nën drejtimin e BE-së, përkatësisht Brukselit”, thotë Bajraj për gazetën “Bota Sot”.

Image
Fatmir Bajraj

 

Më tej, sipas tij konsensusi institucional shtetëror i paraprinë atij politik dhe kombëtar.

“Qeveria Hoti, e ka deklaruar në vazhdimësi nevojën dhe interesin shtetëror të Kosovës për dialogun, andaj ka mënjanuar të gjitha barrierat për t'i dhënë frymarrje procesit dhe për t'rifilluar dialogun të mbajtur peng që nga gjysma e dytë e 2018-tës me rafifat. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje reciproke, tanimë është etabluar në qendrat e vendosjes; Uashington e Bruksel, për çfarë Kosova ka nevojë imediate përmbylljen e suksesshme të odisejade së dialogut me Serbinë, pas vendimit të GJND për vlefshmërinë e aktit të pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008. Platforma politike e Kryeministrit Hoti me bazament, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet kruciale historike që nga çlirimi, pavarësimi dhe vetë verdikti i GJND-së, i kërkuar nga vetë Serbia, bëjnë këtë platformë dhe çasje të Kosovës, shumë ma serioze dhe ma t'fuqishme n ‘tavolinën e dialogut të Brukselit, Kosovë –Serbi”, thekson ai.

Bajraj shton se statuti i Kosovës, unitariteti i Republikës dhe integriteti e sovraniteti i vendit, janë dhe do mbesin jashtë tavolinës së bisedimeve dhe të pa negociueshme me Serbinë. Sipas tij, në tavolinën e dialogut mbrohet dhe përfaqësohet denjësisht Kosova e 17 shkurtit 2008.

Më tej, Bajraj ka kritikuar ish kryeministrin Haradinaj, i cili hodhi kritika të ashpra ndaj partnerit të koalicionit.

“Reagimi i liderit të AAK-së, pas njoftimit se Kryeministri Hoti, ka emëruar koordinator, pa konsultuar paraprakisht partneret e koalicionit qeverisës, përkatësisht, liderin e AAK-së, është vetëm një blof i ish Kryeministrit Haradinaj, ngase zgjedhja dhe emërimi i koordinatorit është autorizim kushtetues i Kryeministrit dhe jo i partnerëve. Një reagim i tillë i z.Haradinaj, mund të vije edhe nga përvoja qeverisëse e së kaluarës kur Qeveria e Kosovës kishte një Kryeministër formal, por edhe 3-4, jo formal, por me fuqi politike n'vendimarrje, gjë që s'është rasti me Qeverinë Hoti, i cili nuk shkelë Kushtetutën duke kontrabanduar autoritetin e Kryeministrit dhe kompetencat kushtetuese, të rezervuara me aktin ma t'lartë juridik të vendit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shprehet Bajraj për “Bota Sot”.

“Dua t'besoj, se pas përgjigjes nga ana e Kryeministrit Hoti, do të ulën tensionet e panevojshme dhe rrjedha e lumit do zbres në nivelin e duhur dhe t'vazhdoj itinerarin deri në destinacion. Zaten, e konsideroj të kapërcyeshme këtë zënkë çasti, si pasojë e ngutisë nga keqkuptimi dhe mosnjohja e z.Haradinaj. LDK-ja, e konsideron dhe trajton AAK-në dhe vetë ish Kryeministrin Haradinaj, partner serioz, dhe e konsideron si lider i cili gjithmonë në proceset historike shtet-formuese, ka dëshmuar dhe promovuar interesin nacional, mbi atë personal dhe politik e partiak. LDK-ja, parapëlqen bashkëqeverisjen me AAK-në, para gjithë tjerëve në spektrin politik të Kosovës, dhe këtë fakt, ka dëshmuar n'përiudha të ndryshme të proceseve politike”.

Sipas tij, një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do derivonte një traktat të njohjes reciproke, kërkon jo vetëm konsensus institucional, por mbi të gjitha konsensus politik të të gjitha palëve.

Koalicioni qeverisës, ka mbi 50%+1 të numrave t'nevojshëm për të qeverisë vendin, por kishte miratimin dhe aprovimin e formimit të një shumice të re në mbi 3/4-të e tempullit të demokracisë, përkatsisht të Sovranit, shumicë kjo absolute e cila i mori legjitimitetin dhe legalitetin qeverisë paraprake, qeverisë Kurti. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do derivonte një traktat të njohjes reciproke, kërkon jo vetëm konsensus institucional, por mbi të gjitha, konsensus politik të të gjitha palëve ; pozitë & opozitë, dhe jo vetëm, ngase një traktat i tillë me një shtet armiqësor siç është Serbia e ultrancionalistit Vuqiq, prek interesat e të gjithëve së bashku dhe secilit veç e veç”, nënvizon analisti Bajraj.

Për fund, ai ka folur edhe për zërat e përfshirjes së PDK-së në Qeverinë Hoti.

“Përfshirja e PDK-së n'Qeveri, nuk do thotë edhe largimin e partnerëve aktual, përkundrazi; fuzionomi i Qeverisë dhe jo fragmantarizimi i saj, është interes i LDK-së, i Kryemnistrit Hoti dhe i vetë Republikës së Kosovës. Dua t'besoj së në PDK, ka zëra të arsyes dhe të cilët interesin shtetëror të Kosovës e vejnë mbi atë partiak e personal, duke mbështetë Qeverinë e Republikës së Kosovës në këto procese kruciale historike për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë. Përfshirja n'qeverisje edhe e PDK-së, në këtë fazë pandemie dhe sfiduese me dialogun dhe Gjykatën Speciale, do ishte e dobishme për vendin dhe n'sherbim të kohezionit politik dhe shtetëndertues. Jashtë bashkëqeverisjes, por e mirëseardhur në një konsensus politi-nacional, n'proceset kruciale për fatet tona, do të ishte VV-ja e z.Kurti, e cila dorën në zëmër, ka qënë antipod i të gjitha zhvillimeve dhe proceseve pozitive të Kosoves dhe shqiptarëve, që nga Rambuje me 1999 dhe deri në Uashington 2020! Së paku, një opozitarizëm konstruktiv i VV-së, do i bëntë dobi vendit, në çfarë nuk jemi mësuar t'a shohim deri me tani”, përfundon për “Bota Sot”, analisti politik, Fatmir Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat