Takimi “misterioz” ndërmjet Thaçit, Lushtakut, Veliut dhe Skender Hysenit në një lokal në Prishtinë

Politika

Takimi “misterioz” ndërmjet Thaçit, Lushtakut, Veliut dhe Skender Hysenit në një lokal në Prishtinë

Nga: E.R Më: 24 korrik 2020 Në ora: 09:41
Skender Hyseni, Hashim Thaçi, Agim Veliu dhe Sami Lushtaku

Rreth emërimit të Skender Hysenit si koordinator i dialogut me Serbinë, ka folur analisti politik Gurakuç Kuçi, i cili për “Bota sot” ka deklaruar se emërimi i Hysenit në atë pozitë ka ardhur si rrjedhojë e një takimi që është mbajtur ndërmjet, Hashim Thaçit, Sami Lushtakut, Agim Veliut dhe Skender Hysenit.

Ai ka thënë se emërimi i Hysenit si koordinator tregon një ikje nga përgjegjësia e kryeministrit Hoti dhe tregon paaftësi për menaxhimin e negociatave.

“Emërimi i, Skender Hysenit, ka ardhur si rrjedhojë e një takimi që është mbajtur ndërmjet Hashim Thaçit, Sami Lushtakut, Agim Veliut dhe Skender Hysenit, të martën (21.07.2020) në një lokal në afërsi të stadiumit Fadil Vokrri. Në këtë takim është folur për dialogun dhe Gjykatën Speciale. Andaj emërimi i Skender Hysenit si koordinator dhe ikja nga përgjegjësia e kryeministrit Hoti së pari tregon paaftësinë e këtij të fundit në menaxhimin e negociatave përballë Vuçiçit dhe e dyta të jetë një person i cili e ka për detyrë vetëm dialogun dhe dhënien e përgjegjësisë para Thaçit”, ka thënë Kuçi për "Bota sot".

Image
Gurakuç Kuçi

Kuçi, ka shtuar se SHBA-ja interesin shtetëror nuk e zëvendëson për asnjë marrëveshje.

“BE-ja kundrejt SHBA-së mund të ofroj edhe kompromise të niveleve personale përderisa SHBA-ja interesin shtetëror nuk e zëvendëson për asnjë marrëveshje andaj edhe kjo dinamikë dhe ky emërim është tendencë që të shfrytëzohet koha kur SHBA-ja është në fushatë elektorale dhe po përballet me pandeminë e gjithashtu është e hidhëruar me refuzimin e Hotit që të shkonte në Uashington pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale”, ka thënë Kuçi për “Bota sot”

Ai ka përfunduar duke thënë se veprimet e vazhdueshme të politikanëve në Kosovë shprehin qëndrime dhe interesa personale në dëm të shtetit.

“Këto ashtu si edhe veprimet e vazhdueshme të politikanëve në Kosovë shprehin qëndrime dhe interesa personale në dëm të shtetit. Klasa e vjetër në pushtet ka sforcuar radhët e veta dhe për ta ruajtur uzurpokracinë është e gatshme për çdo marrëveshje”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat