Polemikat e vazhdueshme në mes kryetares se Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe deputetëve të LDK-së, të cilët gjatë seancave po vazhdojnë të përplasën si asnjëherë tjetër po sekalojnë edhe deri në fyerje të renda. Seancat e Kuvendit nën udhëheqjen e Osmanit janë bërë pothuajse gjithmonë të njëjtë dhe kundërshtim e fyerja e sidomos nga bashkëpartiaket e Osmanit të cilët pothuajse çdo herë e kundërshtojnë duke kërkuar fjalën apo duke e akuzuar që ajo nuk di të udhëheq në mënyrë të drejtë një seancë Kuvendi.
Në lidhje më këtë dhe qëndrimet e Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota Sot” se polemikat në mes deputetëve të LDK-së dhe kryetares se Kuvendit nuk janë normale e sidomos kur ata vinë nga e njëjta parti.
“Polemikat e vazhdueshme mes Vjosës dhe deputetëve të LDK nuk janë normale, në sensin që vijnë nga e njëjta parti. Natyrisht se mendimet ndryshe brenda partive janë të mirëseardhura, mirëpo dallimet esenciale nuk janë edhe aq të shëndetshme për funksionim e saj. Besoj se Vjosa ndihet e tradhtuar nga kolegët e saj, pasi në emër të Vjosë LDK është këtu ku është”, ka thënë ai.
Sipas Mehmetit mosmarrëveshjet ne mes Vjosa osmanit dhe deputetëve të LDK-së janë një luftë që nuk i dihet fundit dhe as epilogu.
“Në anën tjetër, disa deputetë të LDK-së janë të irrituar me kundërshtimet e dhunshme të Vjosës ndaj LDK dhe deputetëve të saj. Kjo është një luftë e që nuk i dihet fundi dhe as epilogu, vetëm se dy gjëra janë që në horizont: ose të shuajnë dallimet mes tyre, ose Vjosa të largohet nga LDK, kështu më nuk shkohet”, ka thënë për “Bota Sot” Faton Mehmeti.