Vjosa Osmanit i vjen përkrahje nga ky ish-ambasador i shtetit mik të Kosovës

Politika

Vjosa Osmanit i vjen përkrahje nga ky ish-ambasador i shtetit mik të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2020 Në ora: 19:58
Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka thënë se e përkrah kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin.

Bosch është pyetur nga gazeta “Bota sot” për punën e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti dhe rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Ai nuk ka dhënë komente të tjera, por ka deklaruar se e përkrah kryeparlamentaren Osmani.

“Nuk kam koment, por e përkrah Vjosa Osmanin”, ka thënë ish-ambasadori.

Bosch, dje ka folur edhe për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka paralajmëruar se mund të ketë lëshime.

Sipas tij, negociatat e reja do të jenë në favor të Serbisë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat