Një ndër deputetet më të zëshme të Kuvendit, kaq paguhet Besa Gaxherri për punën e saj

Politika

Një ndër deputetet më të zëshme të Kuvendit, kaq paguhet Besa Gaxherri për punën e saj

Nga: A.M. Më: 25 korrik 2020 Në ora: 12:40
Besa Gaxherri

Edhe përkundër viteve, Besa Gaxherri vazhdon të jetë një ndër deputetet më të zëshme të Kuvendit të Kosovës.

Për punën e saj në Kuvend, deputetja e LDK-së merr pagën vjetore në shumë prej  23,542.00 euro.

Këtë e ka deklaruar vet Gaxherri, në deklarimin e pasurisë për vitin 2020 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Po ashtu, ajo ka deklaruar edhe për të hyrat e tjera vjetore në familjen e saj, si pensioni i bashkëshortit dhe pagat e fëmijëve të saj.

Ndërkaq, ka të deklaruar një banesë në emër të saj, në vlerë prej 38 mijë eurove, kurse një banesë tjetër në emër të bashkëshortit të saj, vlerën e 316 mijë eurove.

Po ashtu, familja e saj, përkatësisht bashkëshorti i Gaxherrit, posedon shtëpi, dyqan, tokë pune.

Deputetja e LDK-së, vozitë veturë në vlerë prej 15 mijë eurove.

Ndërkaq, Besa Gaxheri ka 1200 euro para të gatshme në një bankë në Pejë.

Image
Pasuri e paluajtshme
Image
Pasuri e paluajtshme
Image
Para te gatshme
Image
Te hyrat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat